Кumtesa|

Ministria e Financave punon lidhur me kërkimin e një modeli më të mirë për formimin e e Fondit të performancës dhe Fondit të barazimit që synon përmirësimin e kapacitetit fiskal dhe rritjen e të hyrave të komunave. Komunat që tregojnë rezultate pozitive dhe që kanë realizim më të lartë të të hyrave vetanake planifikohet që të marrin mjete nga Fondi i performancës, ndërsa nga Fondi i barazimit të sigurojnë mjete për komunat që kanë të hyra më të ulëta, por që kanë treguar përpjekje fiskale dhe rezultate të mira në grumbullimin e të hyrave vetanake, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi në ngjarjen me rastin e nisjes së projektit të USAID-it për “Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve”. Në këtë ngjarje fjalim kishin: аmbasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Marie Burns, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, kryetari i komunës së Velesit Aco Kocevski dhe drejtoresha e këtij projekti Ginka Kapitanova.

Ministria e Financave në bashkëpunim me Agjencinë e SHBA-së për zhvillim ndërkombëtar, USAID-in dhe Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), punon në disa aktivitete nga prioritetet e përcaktuara të reformës për avancim të mëtejshëm të decentralizimit fiskal.

“Me qëllim të avancimit të decentralizimit fiskal, parashikohen disa aktivitete dhe masa të cilat janë grupuar në tre shtylla – Përmirësimi i kapacitetit fiskal, rritja e të hyrave të komunave dhe rritja e disiplinës fiskale si dhe transparenca dhe llogaridhënia në punën e tyre”, bëri të ditur Besimi dhe theksoi se qëllimet përfundimtare të këtij procesi janë arritja e cilësisë më të lartë të shërbimeve publike, shkallë më e lartë e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i standardeve jetësore.

Ministri informoi se gjatë këtij muaji dhe gjatë muajit qershor do të fillojë procesi i konsultimeve dhe diskutimeve publike me BNJVL-në dhe palët e tjera të interesuara rreth propozimeve të reformës dhe në koordinim me Grupin e punës për vazhdimin e procesit të decentralizimit, të formuar nga Qeveria, në të cilin marrin pjesë Ministria e Sistemit Politik, Ministria e Financave, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe BNJVL-ja.

“Një nga prioritetet qeveritare është vazhdimi i procesit të decentralizimit, për demokratizim më të madh, shërbime publike më të mira (më cilësore dhe të llojllojshme) si dhe përforcim të zhvillimit lokal në interes të qytetarëve.

Në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë politikat për zhvillim të komunave, përkatësisht decentralizim fiskal dhe zhvillim të barabartë rajonal, me qëllim të përforcimit të burimeve financiare të komunave, por njëherit edhe rritjen e përgjegjësisë dhe transparencës së punës së tyre, ashtu që komunat të jenë edhe më afër qytetarëve”, theksoi ministri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *