1 shtator 2021, Shkup – Trupi koordinues për edukim financiar dhe inkluzion financiar, miratoi Kodin e praktikave të mira për edukim financiar që i përcakton principet që duhet të respektohen gjatë zbatimit të edukimit financiar të popullsisë në vend, nga të gjitha subjektet e sektorit publik, privat dhe atij civil të përfshirë në këtë proces. Nevoja për përkufizim të qartë të bazave dhe mënyrave të përfshirjes së këtyre subjekteve, koordinimi dhe sigurimi i programeve edukative efikase që janë në interes të popullisisë, u paraqitën si rezultat i rritjes së nevojave, iniciativave për edukim financiar dhe rritjes së numrit të subjekteve të përfshira.
Kodi përmban qëllimet që synohen të arrihen, principitet që duhet të respektohen gjatë zbatimit të aktiviteteve për edukim financiar, aktivitetet e përfshira, praktikat e mira sa i përket përmbajtjeve dhe trajnuesve të edukimit financiar, mënyrën e informimit të rregullatorëve, si dhe vlerësimin e aktiviteteve.
Kodi bazohet në përvojat më të mira botërore dhe në rekomandimet e INFE – OECD dhe ka për qëllim që të mundësojë promovimin dhe realizimin e edukimit financiar me cilësi të lartë dhe të paanshëm nga të gjitha subjektet e përfshira. Me Kodin do të përforcohet qasja koordinuese për edukim financiar, që do të kontribuojë për rezultate më të mira dhe më të shpjeta në nivel nacional.
Me këtë, vazhdojnë aktivitet për zbatimin e Strategjisë së parë nacionale për edukim financiar dhe inkluzion financiar, të miratuar në korrik të këtij viti.
Në kushte bashkëkohore të sistemit financiar dinamik, edukimi financiar bëhet i nevojshëm për të gjitha moshat dhe të gjitha shtresa shoqërore të popullsisë. Sa i përket institucioneve dhe subjekteve të sektorit privat dhe civil që mund të kontribuojnë në këtë sferë, edukimi financiar bëhet pjesë e përgjegjësisë shoqërore dhe aspekt i rëndësishëm ndërtimit të reputacionit të tyre. Prandaj, qasja e koordinuar do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarisë.
Rregullatorët financiarë u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve të sektorit privat dhe civil që kanë kryer ose janë të interesuar të realizojnë aktivitete për edukim financiar ta lexojnë Kodin, që mund ta gjeni në linkun në vijim: https://www.nbrm.mk/kodeks-fin-edu.nspx, dhe t’i bashkangjiten iniciativës për qasje të koordinuar.
Trupin koordinues për edukim financiar dhe inkluzion financiar e udhëheq Banka Popullore, ndërsa anëtarë janë përfaqësues së rregullatorëve financiarë – Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë (KLV), Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital (MAPAS) dhe Agjencia e Supervizionit të Sigurimeve (ASS).