7 shtator 2021, Shkup – Konferenca e parë vjetore e Ministrisë së Financave sot pasditë përfundoi me pasqyrë të ideve të deklaruara, shqyrtimeve, mesazheve në gjashtë panele të mbajtura dje dhe sot në Shkup. Rezymet e pjesëmarrësve dhe moderatorëve do të shpërndahen në dokument zyrtar me shkrim, i cili njëkohësisht do të përdoret gjatë përcaktimit të buxhetit për vitin e ardhshëm dhe prioriteteve.
– Rezultatet konkrete nga kjo konferencë janë mesazhet që të bëhen pjesë e krijimit të politikave. Kjo iniciativë nuk është që të punojmë diçka në mënyrë të shpejtë, por kemi shans të gjithë së bashku dhe me sukses të arrijmë më larg dhe as njëri as tjetri, por të gjithë së bashku t’i përmbledhim rezultatet, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në mbylljen e Konferencës.
Konferenca, që organizoheshte për herë të parë nga Ministria e Financave me temë “Rimëkëmbja ekonomika dhe rritja pas COVID-it” në kuadër të “Forumit ekonomik dhe financiar” do të bëhet traditë, e cila do të mbahet një herë në vit dhe porosia nga Konferenca është ajo të mbahet në pranverë.
Në dy ditët, mysafirët e lartë debatuan me temë “Sfidat globale dhe rajonale dhe perspektivat e rimëkëmbjes dhe rritjes”, Politikat makroekonomike dhe financat publike në periudhën pas pandemisë”, “Qeverisja e mirë dhe kohezioni social”, “Investimet publike dhe private dhe konkurrenca”, “Ekonomia e zgjuar dhe e gjelbër” dhe “Kapitali njerëzor dhe rritja gjithpërfshirëse”.
Konferenca, dje zyrtarisht u hap me fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi, dhe në ditën e dytë fjalime hyrëse kishin Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Sot jemi këtu të theksojmë se COVID-i nuk do të na mposhtë. Ne jemi pjesë e aleancës globale për luftë kundër koronavirusit dhe sot këtu do të bisedojmë për rimëkëmbjen dhe jo vetëm për atë, por edhe më shumë se rimëkëmbja, do të bisedojmë për rritjen, zhvillimin, zhvillimin më të mirë, më të përshpejtuar, zhvillimin e gjelbër” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në hapjen e Konferencës.
Ai potencoi se mësojmë nga e kaluara, të veprojmë në të tashmen, kurse të përgatitemi për të ardhmen. “Për këtë vit projektuam rritje prej 4.1% dhe rritje mesatare vjetore prej 5.4% për pesë vitet e ardhshme. Me qëllim që të sigurohemi se kjo nuk do të mbetet vetëm dëshirë, kemi përgatitur plan financiar për përshpejtimin e ekonomisë me qëllim që rimëkëmbja e saj pas COVID-it dhe të mundësohet zhvillim i përshpejtuar dhe i qëndrueshëm, njëkohësisht me mbajtjen e stabilitetit fiskal përmes mobilizimit të kapitalit nga sektori privat, si dhe plotësimit të mjeteve të parapara nga buxheti”, theksoi ministri Besimi.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij, vlerësoi se ekonomia nacionale është stabile dhe do të rritet, duke theksuar të dhënat e fundit statistikore për rritjen e BPV-së në tremujorin e dytë prej 13.1%, me të cilat mund të theksojmë se kriza edhe zyrtarisht kalon, kurse ekonomia rimëkëmbet, që është vërtetim edhe e analizave tona se ekonomika është stabile dhe do të rritet.
Theksoi se ekipi ekonomik qeveritar në vazhdimësi dhe me përkushtim punon në përgatitjen e planeve për zhvillim të ardhshëm afatmesëm të shtetit dhe e theksoi Planin intervent për investime 2021-2027, i cili përfshin të gjitha investimet e parapara të fillojnë në vend, duke përfshirë edhe investimet private të investitorëve vendas dhe të huaj.
– Ky është dokument strategjik me elemente të definuara, siç janë vlera e investimeve, fushat kyçe investuese, qasja investuese etj.. Si plan komplementar i Planit intervent për investime 2021-2027 është përgatitur edhe Plani për rimëkëmbje dhe rritje e përshpejtuar financiar”. Qëllimi kryesor i Planit është që ta financojë rimëkëmbjen e ekonomisë nga COVID-19, si dhe ta përkrahë rritjen e përshpejtuar dhe të qëndrueshme, gjatë mbajtjes së stabilitetit fiskal përmes mobilizimit të kapitalit nga sektori privat si plotësim i mjeteve buxhetore dhe huamarrjeve, theksoi kryeministri.
Plani definon në mënyrë precize strukturën e vendosur qeveritare të njësive dhe ndarjen e ingerencave që çojnë kah implementimi i sukseshëm. “Për herë të parë themi të vendosim Delivery Unit, Monitoring Unit dhe PIM përmes të cilave do të kemi qasje të plotë dhe në kohë për prioritetet e caktuara, realizimin, dobësitë, pengesat dhe detyrat më urgjente. Unë sinqerisht besoj se kjo është mënyra me të cilën do t’i tejkalojmë dobësitë institucionale dhe do të zhvillojmë kapacitetet tona”, theksoi kryeministri Zaev.
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, sot në konferencë theksoi se ekonomia globale akoma është e brishtë dhe sfidat janë të mëdha dhe porositi se në këtë moment për fat të keq nuk mundemi të japim vlerësime përkatëse se edhe sa kohë do të vazhdojë kjo situatë dhe si do të jenë konsekuencat ekonomike në fund.
– Për dalin nga viti i kaluar prognoza ekonomike është e përmirësuar edhe pse rimëkëmbja sipas pritjeve zhvillohet në mënyrë të ngadalsuar. Edhe ekonomia jonë nuk është përjashtim nga trendet botërore. Gjatë miratimit të të gjitha masave për mbrojtjen e popullatës, qëllimi primar ishte që të minimizohen humbjet në ekonomi dhe t’u ndihmohet sektorëve më të rrezikuar, kuptohet sa kishte mundësi në ato kushte.
Në këtë kontekst, kompanitë u përpoqën të vazhojnë me aktivitetin e tyre, njëkohësisht t’i ruajnë punëtorët e tyre dhe që ta mbajnë cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen. Është qartë se humbjet janë të mëdha dhe duhet kohë për rimëkëmbjen e ekonomisë së Maqedonisë, e cila edhe para pandemisë nuk ishte në gjendje të lakmueshme, por ajo që është me rëndësi është se kemi informacione dhe analiza të vlerësojmë se cilat vendime kanë qenë të gabuara dhe nuk duhet të përsëriten dhe cilat masa kanë shkaktuar efekte pozitive, porositi Presidenti Pendarovski.
Ai theksoi se si shtete të veçanta nuk jemi enklava të izoluara dhe se me përpjekjet individuale nuk mund të kundërshtojmë rrezikut, që kanoset të gjithë njerëzimit dhe për këtë arsye nevojitet veprim i përbashkët në planin global.
“Imunizimi është faktor kyç për dalje nga kriza dhe në këtë proces nuk duhet të lejojmë dinamikë të ngadalësuar ose shpërndarje të pabarabartë të vakcinave. Në kohë të krizës jemi më të informuar ndaj njëri-tjetrit. Besoj se qëllimi ynë i përbashkët të ndërtojmë botë më të sigurt ku prioritet do të jetë mirëqenia, shëndeti dhe lumturia e njerëzve, theksoi Presidenti Pendarovski.
Ai vlerësoi se duhet që t’u jepet përkrahje të rinjve, të cilët arsimohen dhe krijojnë në vend. Ata, tha Presidenti, janë ardhmëria e shoqërisë sonë dhe institucionet duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që t’i përkrahin idetë dhe mendimet e tyre. Edukimi përkatës është bazament i zhvillimit të kapitalit njerëzor, shoqëria ka detyrim që ta zhvillojë potencialin e të rinjve dhe të investojë në idetë e tyre. Pikërisht në periudhën pas COVID-it, do të kemi një set të masave politike dhe ekonomike, të cilat do të nxisin krjimin e koncepteve të reja në këtë plan.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, në fjalimin e tij tha se në këto kohëra të vështira të gjithë humbin, edhe qytetarët edhe institucionet edhe kompanitë, që kryejnë veprimtari ekonomike dhe për këtë arsye, porositi ai, të gjithë duhet të kyçemi në gjetjen e zgjidhjeve optimale, që do të na lehtësojnë jetën dhe për këtë arsye në fund të ditës, siç theksoi ai, të gjithë jemi në të njëjtën anë, në anën e jetës.
“Jam i bindur se përmes shkëmbimit të ideve në këtë Konferencë të gjithë së bashku do të kontribuojmë drejt politikave koherente dhe në përforcimin e procesit të planifikimit të buxhetit si atë shtetëror ashtu edhe atë lokal. Rekomandimet për politikat dhe njohuritë e vlefshme, që do të dalin nga kjo Konferencë do të shërbejnë si input i rëndësishëm në formulimin e politikave për vitin e ardhshëm edhe në afat më të gjatë, theksoi Shilegov.
Ideja për organizimin e kësaj konference ndërkombëtare doli nga përpjekja e Ministrisë së Financave si institucion për promovimin dhe realizimin e dialogut inkluziv me aktorët social.