27 shtator 2021, Shkup – Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi realizoi takime me përfaqësues të Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe MASIT. Takimet janë pjesë e dialogut të vazhdueshëm që Ministria e Financave realizon me sektorin e biznesit në drejtim të shkëmbimit të mendimeve dhe ndërmarrjes së masave për krijimin e kushteve më të mira afariste dhe rritjen e përshpejtuar.
Në takimet e sotme, u prezantuan rekomandimet nga konferenca që Ministria e Financave e realizoi në kuadër të Forumit ekonomik dhe financiar dhe që duhet të miratohen nga Qeveria dhe janë pjesë e Planit për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike I cili është në faze përfundimtare të përpilimit dhe për të cilin u diskutua në këto takime.
Në drejtim të përpjekjeve për konsolidim fiskal, si dhe përpjekjeve për të dyfishuar rritjen ekonomike dhe për të arritur norma më të larta vjetore të rritjes së BPV-së prej rreth 5%, në Ministrinë e Financave u përpilua Plani për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike. Plani jep përgjigje për mënyrat e reja të qasjes në kapital për financimin e rimëkëmbjes dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike, përmes projekteve në sektorin publik dhe privat, tha ministri i Financave para sektorit të biznesit.
Ai shtoi se qëllimi i planit është që të rriten investimet e përgjithshme në ekonomi, duke qëndruar në kursin e projektuar, për zvogëlimin gradual të deficitit fiskal dhe kështu të mbahet borxhi në nivel stabil.
– Pika kryesore e këtij plani është që përmes krijimit dhe shfrytëzimit të mekanizmave, instrumenteve, fondeve dhe burimeve të reja të financimit të krijohet efekt multiplikativ pozitiv, përkatësisht përveç investimeve publike të planifikuara në vlerë prej 4 miliardë euro për periudhën 2022-2026, të financuara nga buxheti, fondet IPA dhe institucionet financiare ndërkombëtare të mobilizohen më shumë mjete dhe investime nga sektori privat. Kështu, do të rriten edhe investimet e përgjithshme dhe do të përshpejtohet rritja e prodhimit bruto vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës, theksoi ministri gjatë këtij takimi.
Plani konsiston në krijimin e fondeve zhvillimore, fondeve për përkrahje të inovacioneve, fondeve garantuese, obligacioneve zhvillimore dhe projektuese, fondeve për kapital sipërmarrës (venture) dhe instrumenteve të ngjashme për përkrahjen e kompanive eksportuese, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe ndërmarrjet me përgjegjësi të lartë shoqërore. Planifikohen partneritete publike private, koncesione dhe instrumente të tjera të financimit të projekteve kapitale publike, si dhe të sektorit privat.
Plani për financimin e rimëkëmbjes dhe rritjen e përshpejtuar do të përkrahë projekte në sektorin publik dhe privat, që nënkuptojnë përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës, përkatësisht do të përfshijnë fushat e mjedisit jetësor, dixhitalizimin, inovacionet, kapitalin njerëzor dhe gjithpërfshirjen shoqërore. Zbatues do të jenë Banka Zhvillimore, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Drejtoria e zonave zhvillimore teknologjike industriale dhe institucione të tjera, duke përfshirë bankat komerciale dhe fondet investuese.
-Qëllimi dhe rezultatet që priten me Planin e financimit të rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjes së përshpejtuar janë financimi i rimëkëmbjes së ekonomisë, goditur nga COVID-19 dhe përkrahja e rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme, si dhe ruajtja e stabilitetit fiskal përmes mobilizimit të kapitalit të sektoritë privat si plotësim i mjeteve financiare të ndara nga buxheti. Rezultatet që priten në peruudhë afatmesme të Planit janë: rritja e dyfishtë sa i përket rritjes ekonomike të normës mesatare të rritjes nga 2.5% në dekadën e kaluar të normave të rritjes nga 5%; rritja e investimeve në infrastruturën publike, si dhe rritja e investimeve në sektorin privat përmes mekanizimit të multiplikimit të financave me ato private përveç burimeve publike të financimit; ruajtja e stabilitetit fiskal në kuadër të rregullave të Mastrihtit sa i përket borxhit publik dhe deficitit buxhetor.
Gjegjësisht, investimet dhe dinamika e përshpejtuar e rritjes do të kontribuojnë në rritjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e standardit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve, potencoi ministri Besimi në takimet me komunitetin e biznesit, duke theksuar se për këtë vit rritja e projektuar e BPV-së është 4.1%, por zhvillimet në ekonomi dhe rritja e arritur në tremujorin e dytë prej 13.1% tregojnë se projeksioni mund të tejkalohet. Në vitet e ardhshme pritet që të intensifikohet rritja ekonomike, përkatësisht në vitin 2022 pritet që të kthehet niveli para krizës dhe përshpejtimi i mëtejshëm gradual.
Përveç planit sa i përket rritjes së përshpejtuar, në përfundim janë edhe Propozim masat për konsolidim fiskal dhe për përkrahje të rritjes dhe zhvillimit të Programit të ri për reformat ekonomike.