Кumtesa|

10 dhjetor 2021, Shkup – Ndërtimi i infrastrukturës rrugore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10, përmirësimi i kushteve në arsim, tranzicioni i gjelbër, modernizimi i ekonomisë bujqësore janë vetëm një pjesë e investimeve kapitale të parapara me Propozim buxhetin për vitin 2022, me ç’rast janë vendosur në nivelin më të lartë historik dhe me realizimin e të cilave do të arrihen norma më të larta të rritjes ekonomike.

Sot, në seancën plenare të Kuvendit, ministri i Financave Fatmir Besimi, duke arsyetuar Buxhetin për vitin 2022 në ekspozenë e tij theksoi se Propozim buxheti i plotësuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 pasqyron politikat ekonomike dhe sociale që do të zbatohen nga Qeveria dhe që destinohen në drejtim të realizimit të qëllimeve kryesore të përcaktuara në dokumentet e miratuara strategjike.

Gjithashtu, theksoi se “këtë vit presim që ta përfundojmë sipas rritjes së projektuar të PBB-së prej 4.1%, por me mundësi reale për ta tejkaluar atë. Në vitin 2022, rritja ekonomike në vend pritet që të përshpejtohet dhe të arrijë 4.6%, edhe atë në kushte të rritjes së investimeve, rritjes së konsumit në nivel solid dhe stabilizimit të kërkesës së jashtme”.

“Ishte e domosdoshme që të reagonim ndaj nevojave të shumta sa i përket shëndetësisë, axhendës së gjelbër, transformimit dixhital, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik, implikimeve fiskale të krizës, duke zbatuar konsolidimin fiskal. Për vitin 2022 kemi vendosur një qëllim ambicioz, i cili në kontekst të politikave të parashikuara ka baza të fuqishme për t’u arritur”, theksoi ministri Besimi.

Në Propozim buxhetin për vitin 2022, shpenzimet e përgjithshme planifikohen të jenë në nivel prej 272.4 miliardë denarëve ose 35.2% të PBB-së, ndërsa të hyrat e përgjthshme planfikohen të jenë në nivel prej 238.9 miliardë denarëve ose 30.9% të PBB-së, me ç’rast deficiti planifikohet të jetë në nivel prej 33.5 miliardë denarëve ose 4.3% të PBB-së, që do të shfrytëzohet vetëm për përkrahje të pjesës së konsiderueshme të investimeve kapitale që janë 38.2 miliardë denarë, ndërsa pjesa tjetër do të financohet nga të hyrat vetanake.

E thënë thjesht, në vitin 2022 do të kemi “buxhet zhvillimor”. Komponenti zhvillimor i Buxhetit shihet përmes rritjes së mjeteve për shpenzime kapitale për rreth 28.3% në raport me vitin 2021 ose 8.4 miliardë denarë më shumë mjete janë paraparë në vitin 2022 për projekte kapitale. Me këtë Propozim Buxhet arritëm edhe “rregullin e artë” në finacat publike. Në vitin 2022, investimet kapitale për herë të parë në dekadën e fundit do të jenë më të larta se deficiti buxhetor, gjegjësisht do të huazojmë vetëm për projekte investuese. Investimet kapitale në vitin 2022 do të kenë pjesëmarrje historike më të lartë prej 14% në shpenzimet e përgjithshme buxhetore “, theksoi Besimi.

Ministri si investime më të rëndësishme i theksoi: autostrada nga Korridori 8 dhe Korridori 10, gjegjësisht aksi Tetovë – Gostivar, aksi Trbenishtë – Strugë – Qafë Thanë, aksi Gostivar – Bukojçan të cilat do të financohen me mjete buxhetore dhe aksi Bukojçan – Kërçovë që do të finacohet me mjete nga BERZH. Me mjetet nga Buxheti do të financohet edhe ndërtimi i aksit Prilep – Manastir nga korridori 10, kurse me mjete nga IPA do të implementohen projektet për ndërtimin e aksit Shkup – Bllacë dhe aksit Gradsko –Drenovë.

Në pjesë e infrastrukturës hekurudhore me Propozim buxhetin për vitin 2022 do të sigurohen mjete edhe për rekonstruimin e linjës hekurudhore të Koridorit 10, si dhe aksin Kumanovë – Beljakovcë – Kriva Pallankë nga Koridori 8. Sigurohen mjete edhe për qëllime investuese për ndërtimin dhe rekonstruimin e institucioneve shëndetësore publike, prokurime të paisjeve mjekësore dhe rekonstruimin e Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë.

Në drejtim të përkrahjes së sektorit të bujqësisë janë paraparë investime të rëndësishme kapitale për zhvillim rural, ndërtim të hidrositemeve dhe investime në përmirësimin e konkurrencës dhe modernizimit të ekonomisë bujqësore.

Për tranzicionin e gjelbër dhe balafaqimin më të mirë me sfidat klimatike dhe ekologjike në sferën e mjedisit jetësor është planifikuar Programi i ri për zhvillim të gjelbër me vlerë prej 3.6 miliardë denarë, që do të jetë në drejtim të uljes së emetimit të gazrave të dëmshëm, përmirësimin e cilësisës së ujit, ajrit dhe tokës, si dhe shfrytëzimin e burimeve të reja të ripërtritshme të energjisë.

Sa i përket arsimit, siç theksoi ministri do të nisin aktivitetet rreth Projektit për rikonstruimin e konvikteve studentore, realizimi i Projektit për ndërtimin e sallave të fizkulturës në shkollat fillore dhe rihabilitimi i shkollave fillore dhe të mesme, si dhe përmirësimi i kushteve të përgjithshme të mësimit për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Me qëllim që të përmirësohen kushtet e mësimit në arsimin fillor në vend, me hua të Bankës Botërore do të vazhdojë financimi për realizimin e Projektit për avancimin e arsimit fillor, me vlerë prej 246 milionë denarëve.

Për realizim të suksesshëm të shpenzimeve kapitale vazhdon zbatimi i mekanizimit KAPEF që këtë vit, dha efekte pozitive në aspekt të realizimit të tyre. Ashtu siç njofton ministri, nga fillimi i vitit janë realizuar shpenzime kapitale më të larta për 6.8 miliardë denarë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ose 62.8% më shumë. Njëherit, do të vendosen treguesit sa i përket input dhe output për vlerësimin e suksesshmërisë së projekteve për periudhë pesë vjeçare.

Me Propozim buxhetin e plotësuar janë inkorporuar amendamentet e pranuara si nga ana e opozitës ashtu edhe nga shumica parlamentare, me vlerë të përgjithshme prej 382 milionë denarëve, me të cilat ndër tjerash, janë siguruar mejte me vlerë prej 250 milionë denarëve për Fondin Intervenues në bujqësi, në agjencinë e përkrahjes financiare në bujqësi dhe zhvillim rural; 30 milionë denarë për efikasitet energjetik për amvisëritë dhe pjesa tjetër për projekte të tjera lidhur me mjedisin jetësor dhe zhvillimin lokal.

“Buxheti zhvillimor i propozuar për vitin 2022 do të sigurojë financim të pandërprerë të funksioneve shtetëror, por edhe përkrahje të fuqishme financiare për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik të përshpejtuar, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm. Viti i ardhshëm 2022, do të jetë viti i rimëkëmbjes ekonomike dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve që në këtë Propozim buxhet janë paraparë të jenë historikisht në nivelin më të lartë dhe për herë të parë janë më të larta se deficiti buxhetor, madje në kushte ku rreziqet janë ende të pranishme nga pandemia e Kovid 19, gjithashtu i rëndësishëm do të jetë edhe kujdesi për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, ndërsa pjesë pashmangshme është edhe pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale, si dhe përkrahja e ekonomisë”, tha ministri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *