Кumtesa|

22 dhjetor 2021, Shkup – Propozim ligji i ri për punët e kontabilitetit, me të cilin avancohet profesioni i kontabilitetit u propozua nga Ministria e Financave dhe u miratua në mbledhjen e djeshme qeveritare. Ligji u përpilua përmes procesit konsultativ gjithëpërfshirës me të gjitha palët e involvuara, me ç’rast ndryshimet kryesore bëhen në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të kontabilistëve, me provim të detyrueshëm për hyrje në profesion si dhe me rritjen e numrit të orëve për përsosje të vazhdueshme profesionale.

Gjithashtu, Propozim ligji është në drejtim të liberalizimit të tregut për organizim të trajnimeve për kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit, i cili mundëson hyrjen e subjekteve të reja juridike në bazë të kritereve të plotësuara paraprake.

Përveç kësaj, pas anëtarësimit të RMV-së në BE, jepet mundësia që shërbimet e kontabilitetit t’u ofrohen personave fizikë dhe juridikë të huaj, me ç’rast ky ligj harmonizohet me Direktivën evropiane të shërbimeve.

Me Ligjin e propozuar, Instituti për kryerjen e punëve të kontabilitetit do të përcaktohet si person juridik me autorizime publike dhe gjithashtu do të operacionalizohet puna e Institutit, me vendosjen e organeve për menaxhim dhe vendosje të akteve lidhur me punën e Institutit.

Me qëllim të vendosjes së mbikëqyrjes mbi profesionin e kontabilitetit nga trupi i pavarur dhe i mëvetësishëm, me këtë Propozim ligj propozohet vendosja e Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të kontabilitetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut i cili si trup regullator i pavarur do të sigurojë zbatim përkatës për të gjitha parimet për zbatimin e trajnimeve për PVP, njëkohësisht duke u kujdesur për rritjen e vazhdueshme dhe zhvillimin e tërë sferës së kontabilitetit, deri në sigurimin e zbatimit garantues lidhur me të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.

Me miratimin e Propozim ligjit të ri për kryerjen e punëve të kontabilitetit, e drejta e kryerjes së shërbimeve të kontabilitetit në Republikën e Maqedonisë do të fitohet vetëm me plotësimin e kritereve të përcaktuara me ligj.

Personat që kryejnë punët e kontabilitetit do të kenë përgjegjësi ligjore sa i përket kryerjes së rregullt të kontabilitetit dhe detyrimit që me nënshkrim ta konfirmojnë saktësinë e llogarisë vjetore dhe raporteve financiare si dhe harmonzimin e tyre me dispozitat ligjore. Konstabilistët dhe kontabilistët e autorizuar do të kenë si obligim edukimin e detyrueshëm profesional dhe respektimin e parimeve të përgjithshme etike të pranuara lidhur me profesionin.

Ligji aktual për kryerjen e punëve të kontabilitetit u miratua para nëntë viteve me qëllim që të rregullohen kushtet për kryerjen e shërbimeve të kontabilitetit dhe formimin e Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.

Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit, u përcaktua nevoja për rirregullimin e disa çështjeve që lidhen me organizimin e Institutit, përsosjen e vazhdueshme profesionale, kontrollin e punës, mbikëqyrjen mbi punën e Institutit, si dhe vendosjen e provimit profesional për hyrje në profesionin e kontabilitetit. Përveç kësaj, mandati i organeve dhe komisioneve të Institutit ka mbaruar, me ç’rast nevojitet që të rregullohet edhe mënyra e përzgjedhjes së përbërjes së re të organeve dhe komisioneve të Institutit.

Propozim ligji bazohet në parimet e paanshmërisë, pavarësisë, transparencës, profesionalizmit dhe ligjshmërisë në kryerjen e punëve të kontabilitetit.

Në këtë ligj është punuar gjatë vitit 2021, ku janë shqyrtuar dhe miratuar kërkesat e kontabilistëve dhe odave të kontabilitetit që janë në drejtim të avancimit të profesionit të kontabilitetit.

Ligji u vendos edhe në Regjistrin nacional elektronik të Republikës së Maqedonisë, ku të gjitha palët e involvuara mund të japin komente shtesë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *