23 dhjetor 2021, Shkup – Sigurohen mjete për realizimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit interkonektiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investime, Liljana Pavllova, nënshkruan Marrëveshjen për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Njëkohësisht, u nënshkrua edhe marrëveshja financiare ndërmjet Resurseve Nacionale Energjetike (RNE) dhe BEI. Vlera e përgjithshme e investimit të projektit është 57.8 milionë euro, me ç’rast me nënshkrimin e marrëveshjes konkrete të huasë sigurohen 28.9 milionë euro.
Përmes Instrumentit WBIF sigurohen 12.4 milionë euro mjete shtesë si grant investues që do të menaxhohet nga Banka Evropiane e Investimeve, ku u nënshkrua gjithashtu marrëveshje ndërmjet RNE dhe BEI. Pjesa tjetër prej 16.5 milionë eurove do të sigurohet nga BERZH-i, me ç’rast Qeveria në periudhën vijuese do të parashtrojë Propozim ligj të veçantë për garanci, njoftoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Projekti për ndërtimin e gazsjellësit është një nga projektet më prioritare për të dyja vendet, për rajonin, si dhe për Komunitetin energjetik i cili është i përkrahur nga të gjitha institucionet relevante evropiane. Realizimi i këtij projekti do të sigurojë stabilitet në furnizimin me energji, para së gjithash në industri, që do të sjellë zhvillim ekonomik për të gjitha rajonet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi ministri Besimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.
Siç theksoi ministri Besimi, projekti “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, ka rëndësi strategjike për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Implementimi i tij do të kontribuojë drejt sigurimit të rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, standart më të lartë jetësor dhe cilësi jetese më të mirë për qytetarët. Gjithashtu, ministri Besimi falenderoi BEI-n për vazhdimësinë e përkahjes që i ofron vendit tonë.
Nënkryetarja e Bankës Evropiane për Investime theksoi se BEI “si Bankë e BE-së dhe pjesë e Team Europe, me kënaqësi e përkrahë këtë projekt prioritar të BE-së, si pjesë e Planit ekonomik investues, që është shtyllë e Strategjisë nacionale për energjetikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Gjithashtu, projekti është në lidhje edhe me përpjekjen paraprake të Bankës drejt përforcimit të sigurisë energjetike të Ballkanit Perëndimor, përmes zvogëlimit të varësisë vetëm nga një burim për furnizim me gaz. Ai do të mundësojë qasje në burime të ndryshme, do të sigurojë furnizim në rast të mungesës dhe do ta rrisë konkurrencën në treg përmes lidhjes me tregun më të diversifikuar të gazit natyror në Greqi. Si projekt prioritar për Bashkimin Evropian dhe Iniciativën për furnizim me gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC), i njëjti do t’i ndihmojë rajonit që të eliminojë përdorimin e thëngjillit dhe gjithashtu ta rrisë lidhjen dhe të krijojë kuhshte për një treg të përbashkët rajonal, si dhe tërheqjen e investimeve të reja” theksoi nënkryetarja Pavllova.
Projektin do ta implementojë Shoqëria Aksionare për realizimin e veprimtarive energjetike “Resurset energjetike nacionale” Shkup, në pronësi të shtetit. Realizmi i tij parashihet edhe në Buxhetin për vitin 2022, ku investimet kapitale janë në nivelin më të lartë historik. Realizimi i projekteve kapitale infrastrukturore do të mundësojë rritje të përshpejtuar të ekonomisë dhe do të mundësojë rritje ekonomike prej 4.6%