Кumtesa|

4 janar 2022, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot realizoi takim pune në Drejtorinë e të Ardhurave Publike me drejtoreshën e DAP-it, Sanja Llukarevska dhe udhëheqësinë e DAP-it, me ç’rast u bë një rishikim i vitit të kaluar dhe u përcaktuan aktivitetet si dhe sfidat për vitin 2022.

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet MF-së dhe DAP-it është në nivel të shkëlqyer, intensiv, ndërsa do të vazhdojë edhe më tutje të thellohet. Një nga mënyrat e të vepruarit të mëtejmë të ekipeve nga DAP-I dhe MF-ja është edhe përgatitija e planit të aktiviteteve me detyra dhe afate të përcaktuara me përpikëri që do të realizohen nga të dyja palët.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi theksoi se Ministria e Financave përmes Strategjisë për reformën e sistemit tatimor punon në pesë prioritetet kryesore që i referohen drejtësisë më të madhe në tatimim, efikasitetit dhe efektivitetit më të madh të sistemit tatimor për arkëtim më të mirë të të hyrave, transparencës më të madhe tatimore, cilësisë më të mirë të shërbimeve dhe vendosjes së tatimimit ekologjik. Ai shtoi se në planin aksional sipas strategjisë në vitin aktual, gjegjësisht vitin 2022 do të mbizotërojnë aktivitetet dhe masat që i referohen rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të sistemit tatimor, proceduarave më të thjeshta tatimore, rritjes së nivelit të arkëtimit të të hyrave publike, si dhe rritjes së shkallës së dixhitalizimit në procedurat tatimore.

“Punojmë edhe në zvogëlimin e ekonomisë joformale përmes Planit aksional në luftën kundër ekonomisë gri për periudhën 2021 – 2022, ku ofrojmë qasje gjithëpërfshirëse me më shumë masa dhe përfshirje të sa më shumë institucioneve. Qëllimet prioritare janë: avancimi i procesit të vlerësimit, monitorimit dhe detektimit të ekonomisë gri, aktivitetet stimuluese për formalizimin e ekonomisë gri, vetëdijesimi më i madh lidhur me ekonominë gri dhe përforcimi i moralit tatimor, shërbimet inspektuese efikase dhe sistemi i shqiptimit të dënimeve, avancimi i rregullativës ligjore dhe masave të Drejtorisë Doganore.

Gjithashtu, rol kyç në realizimin e masave ka edhe Drejtoria e të Ardhurave Publike, theksoi ministri Besimi dhe shtoi se mes aktiviteteve që do të ndërmerren është edhe vendosja e Sistemit të integruar informativ tatimor me të cilin DAP-i do të sigurojë kushte për komunikim elektronik me obliguesit tatimorë, si dhe platformës së vetme për faturim elektronik, me qëllim që të thjeshtësohet kontrolli tatimor dhe monitorimi i qarkullimit.

Ministri Besimi, potencoi se Ministria e Financave do të vazhdojë me politikat dhe masat që do të jenë të determinuara drejt rritjes më të madhe ekonomike, gjithashtu drejt mjedisit të parashikueshëm ekonomik që është i rëndësishëm për punën e subjekteve juridike.

Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska, theksoi se vitin e kaluar së bashku me Ministrinë e Financave, punuan në realizimin e Strategjisë për reformën e sistemit tatimor për periudhën 2021- 2025, Planin aksional për zvogëlimin e ekonomisë gri, ndryshimet ligjore të Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, Ligjin për procedurë tatimore dhe Ligjin për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si dhe të gjitha aktet që janë në fushëveprimin e punës së këtyre institucioneve.

Drejtoresha njoftoi mbi aktivitetet e realizuara të Drejtorisë së të Ardhura Publike, për vitin paraprak lidhur me tatimet e arkëtuara, kontributet sociale, kthimin e TVSH-së ndaj kompanive dhe shfrytëzimin e masave për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social i detyrueshëm për shkak të rritjes së pagave.

Arkëtimi i të hyrave në vitin 2021, është me vlerë prej 89.6 miliardë denarëve dhe është për 17.89% më e lartë krahasuar me vitin 2020 dhe për 8.87% më e lartë krahasuar me vitin 2019, ndërsa arkëtimi i kontributeve sociale në vitin 2021 është me vlerë prej 84.5 miliardë denarëve, që paraqet rritje për 5.75% krahasuar me vitin 2020 dhe për 15.86% krahasuar me vitin 2019.

 Kthimi i Tatimit mbi vlerën e shtuar në vitin 2021 ndaj kompanive ishte me vlerë të përgjithshme prej 31.2 miliardë denarëve. Kjo vlerë e kthyer nga tatimi ndaj kompanive shënoi rritje për 22.39% krahasuar me vlerën e kthyer në vitin 2020 dhe rritje për 20.45% krahasuar me vitin 2019.

Sa i përket masës për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm për shkak të rritjes së pagave të të punësuarve, që filloi të zbatohet nga muaji tetor i vitit 2019, drejtoresha theksoi se në vitin 2019, që përfshin periudhën tetor-dhjetor, këtë masë mesatarisht e kanë shfryrëzuar 10.500 kompani dhe mesatarisht 57.000 të punësuar kishin rritje të pagave, ndërsa në nivel mujor vlera mesatare e subvencioneve në këtë periudhë ishte 85.6 milionë denarëve.

Në vitin 2020, 23.900 kompani mesatarisht kanë shfrytëzuar masën për subvencionimin e kontributeve dhe mesatarisht 120.000 të punësuar kishin rritje të pagave. Në nivel mujor, vlera mesatare e subvencioneve në vitin 2020 ishte 183.8 milionë denarë. Në vitin 2021 (për periudhën janar – tetor) 24.400 kompani mesatarisht shfrytëzuan këtë masë dhe mesatarisht 134.000 të punësuar kishin rritje të pagave. Në nivel mujor, vlera mesatare e subvencioneve ishte 229.6 milionë denarë.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *