Кumtesa|

11 shkurt 2022, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia me hapa të përbashkëta do të punojnë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, si dhe mbrojtjen e investimeve. Kjo është konkluzë nga takimi i ministrit të Financave Fatmir Besimi me zëvendësministrin e diplomacisë ekonomike të Republikës së Greqisë Kostas Fragogianis, i cili është në vizitë në RMV.

Në këtë takim u theksuan projektet prioritare që po punohen mes dy vendeve, në fushën e infrastrukturës dhe energjetikës, progresit sa i përket aktiviteteve për nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve dhe marrëveshjes për shmangien e tatimimit të dyfishtë, si dhe për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Qeveria e RMV-së ndërmorri aktivitete për realizimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit interkonektues deri në Greqi me vlerë prej 57.8 milionë eurove ku janë siguruar tashmë mjete nga Banka Evropiane e Investimeve me vlerë prej 28.9 milionë euro, nga WBIF-ja janë marrë mjete grant me vlerë prej 9.9 milionë eurove që do të shfrytëzohen për financimin e punëve ndërtimore, kurse mjetet grant me vlerë prej 2.6 milionë eurove do të destinohen për ndihmë teknike lidhur me realizimin e projektit, përmirësimin e komunikimit dhe vizibilitetit të projekit, si dhe evaluimin dhe revizionin e projektit. Mjetet tjera prej 16.5 milonë eurove do të sigurohen nga BERZH-i, ku Qeveria në periudhën e ardhshme do të parashtojë Propozim ligj të veçantë për garanci.

Projekti për ndërtimin e gazsjellësit është një nga projektet më prioritare me rëndësi strategjike për vendin tonë, ndërsa me realizimin e këtij projekti do të sigurohet stabilitet sa i përket furnizimit me energji, para se të gjithash për industrinë, gjë që do të kontribuojë në drejtim të rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike dhe cilësisë më të mirë të jetesës së qytetarëve.

Gjithashtu, me mjete financiare nga fondet IPA është duke u realizuar projekti për modernizimin e vendkalimeve kufitare ndërmjet RMV-së dhe Greqisë, që do të kontribuojë për funksionalitet më të madh, qarkullim më të shpejtë dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për shfrytëzuesit e vendkalimeve kufitare.

Ndryshe, shkëmbimi tregtar me Greqinë shënon rritje prej 48.7% për periudhën janar – nëntor të vitit 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, me vlerë prej 838.8 milionë eurove. Investimet e huaja direkte nga viti 2011 deri më tani kanë arritur në vlerë prej 152.4 milionë eurove.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *