25 mars 2022, Shkup – Ministria e Financave tashmë është në përgatitje të zgjidhjeve të reja ligjore lidhur me vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore që realizohet nga Dejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike (DÇPJ-ja). Bëhet fjalë për privatizim të tokës shtetërore vetëm në kushtet kur është fituar e drejta e shfrytëzimit. Me revidimin e çmimeve në përputhje me Regulloren, do të bëhet harmonizimi dhe vendosja e çmimeve të përshtatshme përmes të cilave DÇPJ-ja do të zbatojë procesin e privatizimit.
Procedurat sipas këtij ligji i zbaton Drejtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike, organ në kuadër të Ministrisë së Financave.
Privatizimi i tokës ndërtimore në pronësi shtetërore bëhet në përputhje me Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, i miratuar në vitin 2005, dhe vlera e kompensimit për privatizim është përcaktuar në përputhje me Rregulloren e Qeverisë nga viti 2011.
Për shkak të disa informacioneve të publikuara në opinion, sqarojmë se procedurat për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore zhvillohen në përputhje me Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe zhvillohen pranë Dejtorisë për Çështje Pronësore dhe Juridike, ndërsa shitja (tjetërsimi) e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore kryhet në pajtim me Ligjin për tokën ndërtimore në procedura pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, përkatësisht në komuna.
Në Dejtorinë për Çështje Pronësore dhe Juridike vendoset ndaj kërkesave për privatizimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore dhe eksproprijmin e tokës private për ndërtimin e objekteve me interes publik. Sipas Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, privatizohet toka ku është evidentuar e drejta e shfrytëzuesve si dhe privatizohet vetëm në kushtet kur kjo e drejtë është fituar.
Lidhur me rastet tjera që përmenden publikisht, duhet sqaruar më tej se procedurat për ndërprerjen e së drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore të personave fizikë dhe juridikë, në favor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me nenin 80-b të Ligjit për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, Derjtoria për Çështje Pronësore dhe Juridike miraton aktvendim për ndërprerjen e të drejtës së shfrytëzimit sa i përket personave fizikë dhe juridikë lidhur me tokën ndërtimore, me kërkesë të personave që kanë ndërtuar ose fituar në pronësi një objekt.
Përkatësisht, e drejta e shfrytëzimit të tokës do të ndërpritet nëse personat fizikë dhe juridikë të regjistruar si shfrytëzues të tokës ndërtimore nuk posedojnë objekt ose pjesë të veçantë të objektit në kuadër të parcelës ndërtimore për të cilën është parashtruar kërkesë për ndërprerjen e së drejtës së shfrytëzimit.
Kundër këtij aktvendimi, shfrytëzuesi të cilit i është hequr e drejta e shfrytëzimit mund të paraqesë ankesë në Komisionin Shteteror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktvendimi.
Ministria e Financave është në përgatitje të zgjidhjeve ligjore që do të parashtrohen në Qeveri për miratim javën e ardhshme dhe që kanë të bëjnë me mënyrën, kushtet dhe vlerën e kompensimit për privatizimin e tokës ndërtimore shtetërore.