Кumtesa|

22 prill 2022, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut parashtroi kërkesë në Fondin Monetar Ndërkombëtar për shfrytëzimin e linjës dyvjeçare për përkujdesje dhe likuiditet. Kjo linjë kreditore është në dispozicion të vendeve anëtare me baza të shëndosha ekonomike dhe shfrytëzohet për situata pasigurie si kriza aktuale ekonomike si rezultat i inflacionit dhe krizës energjetike, veçanërisht luftës në Ukrainë”, kjo u kumtua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi në një intervistë për Sitel nga Washingtoni ku merr pjesë në Takimet pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

“FMN-ja javën e kaluar na kualifikoi si vend që mund të shfrytëzojë linjë të tillë kreditore, që është një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në raport me pozicionin tonë, si vend, në tregjet financiare. Kjo dukshëm e ndryshon situatën tonë në treg në favor të ekonomisë sonë, duke pasur parasysh se tashmë për shkak të pritshmërive inflacioniste, normat e interesit janë rritur në tregjet financiare. Që të procesohet kjo linjë, duhet të vijojë një proces zyrtar për kërkesë”, theksoi ministri i Financave Besimi

Siç theksoi ministri, në periudhën e ardhshme do të ketë Mision të FMN-së në vendin tonë ku do të definohen detajet për shfrytëzimin e programit.

Ministri po ashtu njoftoi se norma e interesit do të jetë rreth 1%, me ç’rast është jashtëzakonisht më e ulët se ajo aktualja për emetimin e fletobligacionit në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Këto kushte janë shumë më të favorshme për ne, në aspekt të shfrytëzimit të këtyre mjeteve sa i përket përkrahjes së buxhetit. Njëkohësisht, një pjesë e mjeteve nga ky program shfrytëzohen si përkujdesje, që nënkupton se ne i kemi këto mjete por nuk i shfrytëzojmë, me ç’rast na shërbejnë për përforcimin e pozitës sonë në tregjet financiare”, saktësoi ai.

Kjo linjë kreditore e disponueshme për vendet anëtare me baza të shëndosha ekonomike dhe korniza politike mund të ndihmojë në mbrojtjen e ekonomive nga goditjet e jashtme përmes sigurimit të aksesit paraprak në burimet e FMN-së.

Sa i përket rishikimit, Besimi njoftoi se në mënyrë shtesë do të reduktohen shpenzimet joproduktive.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *