13 maj 2022, Shkup – Ministria e Financave vazhdon aktivitetet për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të financave publike. Programi i parë për reformën e menaxhimit të financave publike u miratua para katër viteve dhe sot u mbajt dialogu për politikat lidhur me Draft programin e ri, së bashku me të gjithë partnerët relevantë – BE, institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja, Banka Botërore, UNDP-ja dhe të tjerë, USAID-i, ambasadat, organizatat civile, komuniteti akademik. Programi për reformën e menaxhimit të financave publike është dokument strategjik për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të financave publike. Reformat kanë filluar në periudhën paraprake katërvjeçare (2018-2022) ndërsa draft programi i ri siguron vazhdimin e reformave në këtë fushë.
“Menaxhimi i financave publike është një sfidë e veçantë në kushte të furishme ekonomike, që u imponua nga pandemia shëndetësore që filloi në vitin 2020 dhe shkaktoi jo vetëm krizë shëndetësore, por edhe socio-ekonomike, e cila u përkeqësua më tej nga kriza energjetike dhe lufta aktuale në Ukrainë, duke zhvendosur pothuajse të gjitha ekonomitë nga trajektorja e tyre e rritjes para krizës.
Nevoja për ndërmarrjen e masave ekonomike ka nxitur rritje të shpenzimeve të shtetit për shkak të politikës fiskale ekspansioniste dhe ka zhvendosur kornizën afatmesme të targeteve fiskale të planifikuar me rritjen e deficiteve dhe borxhit publik.
Me këtë potencohet rëndësia e qëndrueshmërisë së financave publike dhe theksohet nevoja për balancimin e qëllimeve afatshkurtra stabilizuese dhe qëndrueshmërisë fiskale afatgjate, përmes racionalizimit të shpenzimeve publike në periudhë afatmesme, si dhe duke matur rezultatet nga realizimi i shpenzimeve me qëllim të rritjes së efikasitetit të shpenzimeve dhe arritjes së qëndrueshmërisë fiskale në periudhë afatmesme, theksoi ministri Besimi në takimin e sotëm.
Ai theksoi se përmirësimi i mëtejshëm i menaxhimit të financave publike është i nevojshëm jo vetëm për të përkrahur masat për konsolidim fiskal dhe reformat strukturore, por edhe si proces që rrit cilësinë e administratës publike dhe ofron mjedis atraktiv dhe të dëshirueshëm për investitorët.
Programi bazohet në konceptin e sistemit SMART të financave publike ose sipas përkthimit tekstual financa “të mençura” i cili do të bazohet në strategji të qartë, do të jetë i qëndrueshëm, i përgjegjshëm, i orientuar drejt reformave dhe transparent, i cili do t’i zbatojë reformat që duhen bërë në financat publike, në aspekt të planifikimit afatgjatë dhe më cilësor të programeve buxhetore dhe buxheteve, do të jetë i vazhdueshëm, gjegjësisht i qëndrueshëm dhe do të veprojë në vazhdimësi për përmirësimin e transparencës.
Nga pikëpamja e filozofisë ekonomike apo ekonomisë politike, kjo do të nënkuptojë përpjekje për një model më të drejtë të financave publike në aspektin e të hyrave, shpenzimeve dhe mënyrës së financimit, thënë gjerësisht se si mbushet buxheti, si dhe ku shpenzohen paratë e qytetarëve. Fokusi është vendosur në zëvendësimin e buxhetimit tradicional me buxhetimin e bazuar në rezultate dhe vendosjen e kornizës buxhetore shumëvjeçare.
Ministri duke theksuar se një prej shtyllave kryesore të sistemit SMART duhet të jetë transparenca dhe llogaridhënia sa i përket financave publike, me ç’rast bëri të ditur se transparenca gjatë viteve të kaluara është “fjalë kyçe” në politikë. Vlera e saj reale lidhur me financat publike është se ajo paraqet shkallë më të lartë të kontrollit fiskal, ku informimi për opinionin publik bëhet në një mënyrë të thjeshtë dhe përgjithësisht të kuptueshme, ndërsa opinioni publik gjykon dhe vendos nëse ai vendim është i vërtetë ose i arsyetuar apo legal.
Reformat sa i përket financave publike për përmirësimin e kornizës fiskale, përforcimin e procesit të planifikimit, realizimin dhe njoftimin lidhur me financat publike, rritjen e arkëtimit të të hyrave, përmirësimin e sistemit të prokurimeve publike dhe përforcimin e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm, përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës, janë identifikuar si një prej qëllimeve kryesore të Qeverisë, gjë që duhet të sigurojë rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standard dhe cilësi më të lartë të jetesës së qytetarëve. Kjo përfshin ruajtjen e buxhetit stabil në periudhë afatgjate, duke vazhduar me sigirumin e shërbimeve të shpejta dhe cilësore për qytetarët dhe subjektet afariste përmes administratës moderne dhe efikase publike bazuar në dixhitalizim.
Programi i ri, që u strukturua në 8 shtylla me 22 prioritete është si rezultat i punës intensive të institucioneve relevante të sistemit të menaxhimit me financat publike në 6 muajt e fundit, proces i koordinuar nga Ministria e Financave (DAP-i, Drejtoria Doganore, Byroja e Prokurimeve Publike, Komisioni Shtetëror për Ankesa, Ministria e Ekonomisë dhe Enti Shtetëror i Revizionit) dhe me ndihmë të SIGMA-s.