Кumtesa|

1 qershor 2022, Shkup – “Avancimi i procesit të matjes, monitorimi dhe detektimi i ekonomisë gri, aktivitetet stimuluese për formalizimin e ekonomisë gri, forcimi i ndërgjegjësimit për ekonominë gri dhe përforcimi i moralit tatimor, forcimi i shërbimeve inspektuese, avancimi i rregullativës ligjore si dhe zbatimi i masave në pjesën e Drejtorisë Doganore, ku do të përfshihen edhe produktet e e-tregtisë”, janë 6 prioritetet e targetuara me Planin aksional për luftimin e ekonomisë gri, të Ministrisë së Financave, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi në ngjarjen “Ekonomia joformale – arsyet, sfidat dhe zgjidhjet e mundshme”, organizuar nga Katedra e Ekonomisë UKIM.

Ministri theksoi se tashmë po ndërmerren masa me zbatimin e të cilave targetohen prioritetet konkrete për uljen e ekonomisë gri.

“Kalimi nga sektori joformal në atë formal do të reduktonte konkurrencën jolojale, do të krijonte kushte për konkurrencë të barabartë ndërmjet bizneseve, do të forconte moralin tatimor dhe do të rezultonte në rritje të produktit bruto të brendshëm. Kjo tregon se sa e rëndësishme është ndërmarrja e masave dhe aksioneve urgjente për luftimin e ekonomisë joformale”, potencoi ministri.

Përveç kësaj, si një nga masat më të rëndësishme, ministri veçoi Studimin e përgatitur për përcaktimin e arsyeve kyçe për ekzistencën e ekonomisë joformale, që gjithashtu paraqet përcaktimin e nevojave për ndryshime, jep rekomandime për parandalim, si dhe indikatorë për matjen e përfshirjes së ekonomisë joformale.

Studimi në fjalë, ka rëndësi të madhe nëse merret parasysh se sipas tij do të bazohen hapat e mëtejshme që duhet të ndërmerren gjatë ballafaqimit me këtë ndikim negativ”, potencoi ministri Besimi dhe shtoi se Ministria e Financave dhe instutucionet e tjera në periudhën në vijim në mënyrë të hollësishme do t’i analizojnë rekomandimet e dhëna në këtë studim dhe se do të punojnë në gjetjen e një mënyre efikase për zbatimin e tyre.

Në kuadër të Planit aksional zbatohet edhe fushata “Vendos ngjyrë në ekonominë gri”, që filloi në vitin e kaluar dhe qëllimi i së cilës është që ta rrisë vetëdijen lidhur me pasojat e aktiviteteve të paregjsitruara ekonomike mbi cilësinë e jetesës së çdo qytetari, si dhe ta stimulojë uljen e tyre. Për këtë qëllim, u krijua faqja e internetit vnesiboja.mk dhe fushata kishte rolin edukativ, me ç’rast qytetarët tani mund të informohen lidhur me atë se çfarë paraqet ekonomia gri, si mund ta identifikojmë atë dhe cilat janë pasojat nga përkrahja e saj.

Në këtë ngjarje, morën pjesë dekani i Fakultetit Ekonomik, Predrag Trpeski, profesorët Borçe Trenovski dhe Biljana Tashevska, zëvendëskryetarja e Qeverisë për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Sanja Bojaniq, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska dhe revizori kryesor shtetëror, Maksim Acevski.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *