Kolumna|

28 gusht 2022, Shkup – Kaluan shtatë muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. Perspektivat ekonomike vijojnë të jenë me dozë të lartë pasigurie, rreziqe në rënie për shkak të rritjes së inflacionit, mundësi për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Rusia, rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe kufizim të kushteve të financimit. Çdo institucion financiar që merret me prognozim, në raportet e tij thekson kushtëzimin e projeksioneve ekonomike nga zhvillimi i situatës në Ukrainë, resprektivisht kohëzgjatja e konfliktit dhe sanksionet ndaj Rusisë dhe anasjelltas. Natyrisht, ekziston edhe ngurimi për valët e reja apo llojet e Covid-19, i cili është ende kërcënim. Disa investitorë vlerësojnë se kriza ka arritur cakun e saj dhe më e keqja është tejkaluar, ndërsa të tjerë e perceptojnë gjelbërimin aktual të bursave si oscilacion përpara “tregut të ariut” (bear market).

 

Meqenëse pasiguria është e vetmja siguri që ekziston dhe të dish të jetosh në pasiguri është e vetmja siguri (sipas autorit të njohur amerikan dhe profesorit universitar të matematikës, John Allen Paulos), këtë kolumnë ia dedikoj perceptimit të situates aktuale dhe supozimeve për të ardhmen, të cilat do t’i ofrojnë lexuesit tablo më të gjerë rreth zhvillimeve, por edhe do ta ndihmojë atë të nxjerrë konkluzione të dobishme për mundësitë dhe strategjitë në dispozicion. Në vijim është pasqyra e gjendjes dhe pritshmërive për ekonominë evropiane, ecurinë e tregjeve, rekomandimet dhe masat nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe aktivitetet nga ana jonë. Mandej janë edhe ndryshimet sistematike që do të na bëjnë më rezistentë ndaj disa sfidave të reja në të ardhmen.

 

Pritshmëritë për ekonominë evropiane – kontraktim i mundshëm në gjysmëvjetorin e dytë,  por PBB pozitive në vitin 2022

Le të fillojmë nga Evropa. Do të jap një analogji, sipas thënies së njohur të Metternich – “kur Franca teshtin, Evropa ftohet”. Domethënë, ekonomia jonë, si ekonomi e vogël dhe jashtëzakonisht e hapur me ekspozim prej 140% të PBB-së dhe me rreth 80% të eksportit të destinuar drejt BE-së dhe 50% drejt Gjermanisë është tejet e logjikshme që zhvillimet në BE dhe Gjermani na tangojnë. Ato në masë të madhe reflekohen në zhvillimet ekonomike në vendin tonë.

 

Inflacioni në BE vazhdoi të rritet në muajin korrik, kryesisht si rezultat i rritjes së çmimeve të energjisë. Sipas të dhënave të Eurostat-it, inflacioni arriti në 9.8% në BE, ndërsa 8.9% në eurozonë ose në nivelin më të lartë që nga krijimi i saj. Estonia, Letonia dhe Lituania shënuan norma inflacioni mbi 20%, ndërsa 16 nga 27 vendet anëtare kanë inflacion dyshifror. Projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar të muajit korrik për rritjen ekonomike në eurozonë gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë korrigjuar përsëri në rënie, duke përfshirë edhe ekonomitë më të mëdha evropiane – Gjermaninë, Francën dhe Italinë.

 

Megjithatë, le të theksojmë se rritja e PBB-së pritet uroz vitin 2022 ashtu edhe në vitin 2023, vetëm dukshëm më e ngadalësuar në krahasim me pritshmëritë paraprake. Sipas rishikimit të muajit korrik të FMN-së, rritja në urozone pritet të jetë 2.6% në vitin 2022 dhe 1.2% në vitin 2023, resprektivisht 0.2 dhe 1.1 pikë përqindje më e ulët se projeksionet e muajit prill. Rritja e ekonomisë së Gjermanisë projektohet përkatësisht në 1.2% dhe 0.8% në vitin 2022 dhe 2023, që paraqet sërish korrigjim në rënie krahasuar me projeksionet e muajit prill të Fondit për 0.9 resprektivisht 1.9 pikë përqindje.

 

Bazuar në Indeksin e Aktivitetit Afarist (PMI – Purchasing Managers Index) ose treguesit ekonomik të tendencave në veprimtarinë e prodhimit dhe shërbimit, urozone u kontraktua në muajin gusht. Ndërsa presionet botërore të çmimeve u zbutën në muajt e fundit si rezultat I  zgjidhjes së problemeve të zinxhirit të furnizimit, kërcënimeve nga rritja e çmimit të gazit natyror në Evropë, si dhe presioneve të larta të çmimeve vendase, me ç’rast e mbajnë inflacionin në nivel të lartë.

 

Edhe më parë, në ekonominë evropiane priteshin rezultate negative tremujore në vitit 2022. Megjithatë, zhvillimi i situatës së përkeqësuar u vërejt nga rritja e çmimeve evropiane të gazit që nga fundi i muajit korrik për 50%. Rritja e vazhdueshme e çmimeve të gazit dhe mundësia që ato të vijojnë të jenë të larta, tregon se eurozona ka gjasa të pësojë kontraktim më të madh sesa pritej fillimisht (megjithëse teknikisht mund të flitet për recesion, resprektivisht për rritje negative tremujore të PBB-së, dy tremujorë radhazi – siç e shpjeguam edhe më sipër, pritshmëritë për rritje vjetore janë ende pozitive). Vlerësimet janë se çmimi i gazit do të ndikojë që inflacioni në eurozonë të jetë rreth 10% në muajt vijues. Më tej, çmimet e larta të gazit do të rrisin kostot e kompanive, të cilat nga ana tjetër, do të vazhdojnë t’i bartin kostot në çmimet e produkteve të tyre, duke ndikuar kështu edhe në inflacionin bazë. Njëkohësisht, rritja e çmimit të gazit ndikoi në rënien e euros kundrejt dollarit, duke rritur çmimet e importit. Ndërkohë, presionet e çmimeve të prodhimit vendas janë gjithashtu të larta. E gjithë kjo do të ndikojë në rritjen e inflacionit bazë në eurozonë, që pritet të arrijë rreth 5% në muajt vijues dhe më pas të mbetet 4.5% në vitin 2023.

 

Çmimet e energjisë për amvisëritë dhe kompanitë evropiane do të jenë më të larta se pritshmëritë paraprake. Kjo do të ndikojë në besimin e konsumatorëve, që do të pësojë rënie, me ç’rast ata do të jenë më pak të gatshëm t’i shpenzojnë kursimet e tyre, gjë që do të reflektohet në konsumin gjatë gjysmës së dytë të vitit. Ndikim në investime do të ketë edhe çmimi i energjisë. Rritja e kostove dhe perspektivat më të dobëta për konsumin final do të ndikojnë që kompanitë të reduktojnë projektet jo thelbësore.

 

Shtrëngimi i normës bazë të interesit të BQE-së

Politika fiskale dhe monetare do të shtrëngohet. Megjithëse përkrahja nga qeveritë evropiane pritet të absorbojë një pjesë të efekteve të ngritjes së çmimeve të energjisë për amvisëritë dhe kompanitë, megjithatë nuk mund të pritet që ato t’i kompensojnë të gjitha kostot që do vijojnë. Banka Qendrore Evropiane pothuajse me siguri do të vazhdojë ta shtrëngojë politikën monetare dhe kjo do e ngadalësojë rritjen. Në muajin shtator pritet rritje tjetër e normës bazë të interesit për 0.50 pikë përqindjeje dhe nuk përjashtohet shtrëngim tjetër në muajin tetor. Ekonomia më e dobët mund të ushtrojë presion në rënie mbi çmimet, por duhet pasur parasysh se goditja është si në ofertë ashtu edhe në kërkesë.

 

Sipas informacioneve fillestare në nivel nacional, e prekur nga kriza energjetike ekonomia e Gjermanisë nuk ka performancë të mirë, me vlera më të ulëta sipas indeksit PMI-së si për aktivitetin e prodhimit ashtu edhe për atë të shërbimit, që nga muaji qershor i vitit 2020. Pritshmëritë janë që Gjermania dhe Italia do të jenë vendet më të prekura nga rritja e çmimit të gazit. Gjermania nga aspekti industrial, ndërsa Italia për shkak të varësisë nga gazi në prodhimin e energjisë elektrike. Ekonomia e Francës është më pak e varur nga gazi se vendet e tjera, ndërkohë që qeveria e saj ndërmori masa për përkrahjen e amvisërive. Spanja, nga ana tjetër është më pak e lidhur me tregjet evropiane energjetike.

 

Gjeneza e problemit – Lufta ekonomike përmes energjensave ndërmjet Rusisë dhe BE-së

Në kolumnat paraprake, kam shkruar edhe për kërcënimet e luftës ruso-ukrainase për ekonominë evropiane. Rreth 35% e gazit të importuar nga Evropa vjen nga Rusia dhe çmimi i gazit natyror ndikon në çmimin e energjisë elektrike. Çmimi i energjisë elektrike përfshihet në çmimet e prodhimit vendas, por edhe në çmimet e importit të produkteve të tjera. Si pjesë e sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe reagimit rus ndaj tyre, Evropa planifikon ta reduktojë shfrytëzimin e gazit të Rusisë, duke vënë në pah se, sigurimi i një zëvendësuesi të duhur është i ngadalshëm.

Si reflektohet kjo, do ta ilustroj me faktin se vetëm njoftimi i Gazprom-it rus se do ta ndalojë furnizimin e gazit përmes Nord Stream 1 për një periudhë të kufizuar prej disa ditëve pas datës 31 gusht, kontribuoi në rritje drastike të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike në bursat evropiane.

Çmimi i gazit arriti në rreth 300 euro për megavat orë. Gazi natyror u rrit në mbi 3300 dollarë për 1000 metër kub. Përndryshe, për ilustrim, ky energjens nga mesi i vitit 2021 – deri më tani u shtrenjtua për 700%!

Edhe çmimi i energjisë elektrike thyen rekorde. Në bursën e Gjermanisë, në fund të muajit gusht, çmimet arritën mbi 700 euro për megavat orë për dërgesë njëvjeçare, ndërsa në bursën e Francës mbi 800 euro për megavat orë. Ndryshe, tregjet e energjisë elektrike në Francë dhe Gjermani e diktojnë çmimin edhe në bursat e tjera në Evropë, si në bursën e Bullgarisë, Hungarisë, Sllovenisë… Prandaj, këto caqe u reflektuan edhe në të gjitha bursat rajonale dhe çmimi arriti deri në 600 euro për megavat orë. Ndryshe, në vitin 2021, në bursat evropiane çmimi mbi 75-100 euro për megavat orë konsiderohej i lartë, ndërsa në bursat rajonale çmimet varionin jo më shumë se 50-75 euro.

Pritshmëritë e ekspertëve të energjetikës janë që deri në fund të dimrit, kjo situatë nuk do të ndryshojë shumë, përveç rastit të ndërprerjes së luftës në Ukrainë dhe vendimit të Gjermanisë për importimin e gazit rus nëpërmjet Nord Stream 1 dhe 2. Ndërsa, nëse Gjermania, që ndikon kryesisht në çmimin e energjisë elektrike në tregjet evropiane, vazhdon me synimin për ta ndërprerë shfrytëzimin e gazit rus, çmimet e larta të energjisë do të zgjasin disa vite.

Ajo që është karakteristike, siç shkruan revista britanike “The Economist”, kjo nuk është vetëm luftë klasike e Rusisë në Ukrainë, por luftë hibride globale, midis regjimeve autokratike të lindjes dhe sistemeve demokratike të perëndimit. Kjo është luftë gjeopolitike globale me implikime ekonomike globale përmes burimeve energjetike, teknologjive, sanksioneve ekonomike dhe financiare nga të dyja palët, që në periudhë afatmesme mund të ketë implikime serioze për rendin botëror (para së gjithash nënkuptojmë marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës në relacion me BE-në dhe SHBA-në), globalizimin, zhvillimin ekonomik, financiar dhe teknologjik.

Ajo që është karakteristike, siç shkruan revista britanike Economist, nuk është vetëm lufta klasike e Rusisë në Ukrainë, por një luftë hibride globale, midis regjimeve autokratike të Lindjes dhe sistemeve demokratike të Perëndimit. Është një luftë gjeopolitike globale me implikime ekonomike globale përmes burimeve energjetike, teknologjive, sanksioneve ekonomike dhe financiare nga të dyja palët, e cila në afat të mesëm mund të ketë implikime serioze për rendin botëror (në radhë të parë nënkuptojmë marrëdhëniet e Rusisë dhe Kinës. në raport me BE dhe SHBA), globalizimi, zhvillimi ekonomik, financiar dhe teknologjik.

Ajo që po ndodh në kontinentin evropian është tashmë një goditje e madhe ekonomike në përmasa globale, pasojat e së cilës po i ndjejmë seriozisht edhe në ekonominë tonë. Kjo është goditje e rëndë ekonomike që nuk mund të shmanget dhe do ta ndiejmë të gjithë, por secili do të duhet të kontribuojë në absorbimin e kësaj goditjeje eksterne ekonomike duke bartur një pjesë të barrës përmes kursimit, racionalizimit dhe riorganizimit. Sigurisht edhe Qeveria do të vazhdojë të jetë aktive dhe të ndihmojë në ballafaqimin e kësaj goditjeje të rëndë eksterne ekonomike.

 

Masat qeveritare për absorbimin e goditjes eksterne

Si do të reflektohen problemet evropiane në ekonominë tonë? – Kanalet janë të njëjta si paraprakisht (lidhur me këtë kam shkruar kur filloi lufta në Ukrainë): të tilla si lëvizjet inflacioniste (të cilat do të barten kryesisht përmes çmimit të energjisë në çmimet vendase), tregtia – që do të ndikohet nga konsumi më i moderuar dhe gjithashtu këtu përfshihet edhe maturia në investim.

Çfarë mund të bëhet? Qeveria ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa, por duke pasur parasysh se ekonomitë shumë më të zhvilluara se e jona nuk mund ta absorbojnë tërësisht goditjen, kjo nuk mund të pritet as në vendin tonë. Në Pasqyrën ekonomike të muajit korrik, FMN-ja përsëriti sërish rekomandimet se nevojitet orientimi drejt masave sistematike dhe të targetuara.

Rekomandimet janë që të lejohet ndikimi i forcave të tregut të ofertës dhe kërkesës, me përkrahje të kategorive më të ndjeshme. Sinjalet e çmimeve janë kruciale për përgjigje specifike nga kërkesa dhe kështu edhe fillim të stabilizimit. Kërkesa për energji është elastike, resprektivisht rritja e çmimit ndikon në uljen e kërkesës dhe me kalimin e kohës si pasojë e uljes së kërkesës çmimi do të stabilizohet.

Masa për amortizim të rritjes së çmimit të energjisë elektrike ndërmorëm tashmë prej një viti, përmes subvencioneve për prodhimin e EMV-së dhe uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 18% në 5% (në nivel vjetor kjo i kuishton Buxhetit rreth 50 milionë euro më pak të hyra nga TVSH-ja). Por, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për përmasat e kësaj goditjeje eksterne. Resprektivisht, çmimi i energjisë elektrike në tregun rregullator në vendin tonë është 5 herë më i ulët se çmimi i tregut të energjisë elektrike – kjo është përkrahja që ofrojmë për amvisëritë dhe disa kompani që janë konsumatorë të vegjël. Diferenca në çmimin e kostos dhe çmimin e shitjes së energjisë elektrike të siguruar nga kompania shtetërore EMV në tregun e rregulluar për amvisëritë, si dhe humbjet e rrjetit të transmetimit dhe distribuimit (që kontribuon në uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe për pjesën e ekonomisë që është në tregun e liberalizuar), i kalon 200 milionë euro në vit.

Por, çmimet në bursë vazhdojnë të rriten, ndërsa rrjedhimisht edhe kostot për Buxhetin. Prandaj, krahas subvencionimit dhe heqjes dorë nga detyrimet duhet të ndërmerren edhe masa të tjera. Duhet të ndërmerren masa urgjente për kursimin e energjisë elektrike nga të gjitha institucionet në sektorin publik dhe subjektet në sektorin privat, si dhe në çdo amvisëri, thjesht çdo qytetar duhet të japë kontributin e tij – sipas maksimës “KURSE DHE VAZHDO!” sipas shembullit të Britanisë së Madhe, e cila para bombardimeve gjatë Luftës së Dytë Botërore publikoi postera me moton “Qetësohu dhe vazhdo!” (Keep Calm and Carry On!).

Kjo, në periudhë afatmesme duhet të jetë orientimi drejt efikasitetit energjetik dhe më tej edhe burimeve të reja të qëndrueshme. Nëse të gjithë nuk bëhemi më të përgjegjshëm, asgjë nuk është arritur. Vetëm arrijmë që t’i bartim kostot nga njëri xhep në tjetrin, sepse tatimet i paguajmë të gjithë.

Në lidhje me masat e tjera, në buxhet kemi ndarë 76 milionë euro mjete rezervë për masat e reja antikrizë. Siguruam mjete shtesë në buxhet, rreth 100 milionë euro më shumë për të ardhurat minimale të garantuara dhe subvencione për bujqit. Rritëm pagat në shëndetësi, polici, gjyqësor, përkrahëm rritjen e pagës minimale, përkrahëm rritjen e pagave në sektorin privat nëpërmjet subvencioneve. Siguruam edhe 200 milionë euro mjete shtesë nga Buxheti – 100 milionë euro përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për EMV-në dhe 100 milionë euro përmes Bankës Evropiane të Investimeve për Bankën Zhvillimore për përkrahjen e ekonomisë. Jemi duke negociuar edhe me Komisionin Evropian dhe BEI-n në kuadër të Programit për zhvillimin ekonomik për mjete prej 250 milionë euro për Skemën garantuese. Masa e fundit që miratuam javën e kaluar për përkrahjen e likuiditetit të kompanive është reduktimi gradual i kohës së përcaktuar ligjore për servisimin e detyrimeve të sektorit publik ndaj atij privat.

Qeveria punon për një pako të re masash antikrizë, Kryeministri dhe ekipi ekonomik i Qeverisë janë në koordinim të ngushtë me komunitetin afarist dhe të gjithë pjesëmarrësit shoqërorë (palët e tanguara) për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për përkrahjen e qytetarëve dhe ekonomisë, veçanërisht për kategoritë më të ndjeshme me masa të targetuara.

 

Zgjidhje afatgjate

Të gjitha këto masa do ta amortizojnë pjesërisht goditjen që do të vijë nga jashtë. Por unë jam për të qenë gjithmonë real dhe për të mos zbukuruar të vërtetën. Dimri do të jetë i vështirë, si për Evropën ashtu edhe për ne. Masat qeveritare do ta lehtësojnë goditjen, por nuk do ta parandalojnë tërësisht – këtë nuk mund ta bëjnë as ekonomitë e pasura. Ajo që të gjithë duhet të bëjmë është të fillojmë nga vetëdija e përgjithshme dhe të flasim se cilat janë opsionet më të mira për NE dhe jo opsionet më të mira për MUA. Dihet, që secili niset nga problemi i tij dhe secilit, problemi i tij i duket më i madhi, por rezultate më optimale dhe pasoja më të vogla mund të arrijmë vetëm nëse mendojmë si tërësi dhe jo si individ.

 

Këtu, arrita në pikën e fundit të kolumnës sime, resprektivisht te zgjidhja afatgjate, që janë ndryshimet sistematike. Në mënyrë që fuqia absorbuese e ekonomisë në rast krize të jetë dukshëm më e madhe në të ardhmen – si dhe sigurimi i shërbimeve publike më cilësore, duhet të ketë ndryshime në anën e të hyrave (poashtu, kontroll më të madh në anën e shpenzimeve, gjë që do ta arrijmë përmes Ligjit sistematik për buxhetet). Për të siguruar financa publike të qëndrueshme, nevojitet rishikimi dhe racionalizimi i shpenzimeve buxhetore përmes zgjidhjeve sistematike dhe të qëndrueshme.

 

Kjo do të nënkuptojë edhe reforma strukturore në të cilat punojnë ministritë dhe institucionet resoriale, respektivisht për optimizimin dhe rritjen e efikasitetit të administratës shtetërore, shëndetësinë dhe arsimin më cilësor, rishikimin e subvencioneve në bujqësi bazuar në rendimente dhe sigurimin e produkteve strategjike, sigurimin social, përmirësimin e performancës së ndërmarrjeve publike dhe do të vazhdojmë me reduktimin e mëtejshëm të të gjitha kostove jo thelbësore, si shpenzimet e udhëtimit, mëditjet, energjia elektrike dhe energjensa të tjera, mobiliet, automjetet etj.

 

Prandaj, tani është çasti i duhur që të flitet për konceptin optimal të tatimimit, duke përfshirë edhe masat për luftimin e ekonomisë gri, që do të sigurojnë të hyra të mjaftueshme si mbrojtës sigurie (bufer) në goditje të tilla të ardhshme. Debati është i hapur dhe zhvillohet në vazhdimësi me të gjithë palët e ivolvuara me të cilët së bashku do ta arrijmë zgjidhjen më optimale. Për këto masa nevojiten mjete dhe ato duhet të destinohen nga diku – nga përmirësimi i arkëtimit  ose nga huatë. Nëse sistemi tatimor do të ishte më efikas dhe më i drejtë (i paanshëm) i vendosur me përfshirje më të madhe (këtu flas edhe për ekonominë gri), fuqia absorbuese e ekonomisë aktualisht do të ishte më e lartë, ndërsa nevoja për huamarrje më e vogël.

 

Dhe në fund – do të përmend sërish efikasitetin energjetik dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe të qëndrueshme. Në të ardhmen, ekonomitë me prosperitet do të jenë ato që kanë shkallë të lartë qëndrueshmërie. Kjo dhe kriza paraprake na kanë treguar se nevojitet shkallë më e lartë e adaptimit të ekonomive. Ata që dinë të reagojnë shpejt ndaj sfidave janë ata që do të kenë sukses. Investimet në burimet e qëndrueshme të energjisë janë një segment i kësaj. Segment tjetër është bujqësia e qëndrueshme. “Qëndrueshmëria” do të jetë fjalë kyçe në të ardhmen. Inovacioni dhe ndërmarrësia në këtë drejtim do të japin vlerë më të madhe të shtuar dhe ia vlen të mendohet.

 

“Nuk e kemi trashëguar tokën nga prindërit tanë, e kemi huazuar nga fëmijët tanë.”

(thënie popullore)

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *