Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton opinionin publik të interesuar se planifikon ta realizojë projektin “Krijimi i institucioneve efektive, transparente dhe llogaridhënëse për menaxhimin me financat publike në Maqedoninë e Veriut”. Financimi i këtij projekti, planifikohet të sigurohet me mjetet e Bankës Botërore, me bashkëfinanciam nga BE-ja. Sipas kërkesave që rezultojnë nga ky projekt në lidhje me pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale, që në fazën e hershmë të përgatitjes së dokumentit projektues dhe procesit të miratimit, do të realizohet konsultim publik me palët e involvuara lidhur me dokumentet në vijim:
- Plani i angazhimeve për mjedisin jetësor dhe aspektet sociale (ALB)
- Proceduarat për menaxhim me fuqinë punëtore (ALB)
- Plani i angazhimit të pjesëmarrësve (ALB)
Dokumentet e lartpërmendura në gjuhën maqedonase, angleze dhe shqipe janë në dispozicion në hapësirat e Ministrisë së Financave.
Konsultimi publik i dokumenteve të lartpërmendura për projektin e lartshënuar, sa i përket pjesës së mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aspekteve sociale, do të realizohet në hapërsirat e Ministrisë së Financave më datë 21.10.2022 (e premte), duke filluar nga ora 10:00. Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën postare elektronike të mëposhtme.
Vërejtjet dhe/ose komentet lidhur me dokumentet mund të parashtrohen në vetë konsultimin publik dhe/ose me shkrim, më së voni deri më datë 21.10.2022, në adresën në vijim:
Ministria e Financave
rr. “Dame Gruev” nr.12, 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut
Personi për kontakt:
Sulejman Qazimi
Tel..3 255 337
e-mail: sulejman.qazimi@finance.gov.mk