4 nëntor 2022, Shkup – Me anë të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) vendoset bashkëpunim në fushën e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik.
Memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e Projektit për planifikim dhe menaxhim makroekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e nënshkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronique Hulmann.
Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Ministria e Financave bën përpjekje të jashtëzakonshme lidhur me reformat në financat publike, me ç’rast përkrahja nga Zvicra është sinjifikative në realizimin e këtyre reformave.
Në kuadër të këtij projekti, nëpërmjet zbatimit të modulit të parë, Ministria e Financave do të vendosë kornizë për planifikim makroekonomik, koncept që do të mundësojë analiza koherente të të dhënave, parashikime dhe planifikim të politikave.
Projekti global bazohet në instrumentin e FMN-së për programim dhe planifikim financiar dhe do të zbatohet përmes qasjes modulare. Implementimi i projektit përkrahet nga ekspertë të Implementing Consortium formed of Ecorys и OGResearch.
Në kuadër të Programit të borxhit shtetëror dhe menaxhimit të rreziqeve, Qeveria e Zvicrës përkrahë aktivitetet e Ministrisë së Financave në drejtim të përmirësimit të procesit të menaxhimit me financat publike, nëpërmjet financimit të aktiviteteve projektuese, të cilat do të implementohen me përkrahje teknike të FMN-së dhe BB-së.
Të dyja vendet kanë bashkëpunim aktiv edhe në fushën tatimore. Vitin e kaluar u nënshkrua Protokolli për harmonizimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimimit të dyfishtë në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Rajonal (OECD) dhe standardet e BEPS-it.