15 nëntor 2022, Shkup – Sot, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e tij, miratoi Propozim ligjin me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të ketë në dispozicion 530 milionë euro nga Instrumenti për përkujdesje dhe likuiditet i FMN-së. Qasja e vendit në mjetet e këtij instrument është konfirmim i Fondit Monetar Ndërkombëtar për zbatimin e politikave të mirëfillta.
Gjatë ditës së djeshme mbi sqarimin e Propozim ligjit para Komisionit parlamentar amë, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, theksoi se sigurimi i mjeteve përmes këtij instrumenti është pjesë e aspiratave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave në këto kushte krize, kur tregjet e kapitalit janë me çmime të larta, të sigurohet financimi me kushte më të favorshme.
“Siç theksoi ministri, me ligjin parashihet që RMV-ja të ketë qasje në 530 milionë euro, prej të cilave 110 milionë euro duhet të tërhiqen deri në fund të vitit, ndërsa vitin e ardhshëm 155 milionë euro. Këto janë mjete të nevojshme për të përballuar pasojat e krizës energjetike dhe për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë, të cilat janë më të nevojshme në dimrin që vjen”, theksoi ministri Besimi.
Qëllimi i këtij instrumenti është sigurimi i mbrojtjes efektive nga kriza për ato vende anëtare të FMN-së që kanë baza të mirëfillta ekonomike, përkatësisht politikat.
Ministri potencoi se instrumenti i përkujdesjes dhe likuiditet është krijuar në vitin 2011 dhe i dedikohet vendeve anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar – FMN me baza dhe politika të mirëfillta dhe praktikë të dëshmuar për implementimin e politikave dhe të cilat në një moment të caktuar mund të kanë nevojë për financim, për shkak të rreziqeve të caktuara që mund të çojnë në nevojë të tillë.
“Që një vend të kualifikohet për të përdorur këtë Instrument, ai duhet të ketë themele të mirëfillta ekonomike dhe korniza të politikave institucionale; të zbatojë dhe të ketë praktikë të dëshmuar të implementimit të politikave të mirëfillta dhe të mbeten të përkushtuara për të mbajtur politika të tilla të mirëfillta në të ardhmen.
Bordi i FMN-së duhet t’i miratojë këto mjetet deri në fund të këtij muaji. Janë planifikuar të përdoren në 24 muajt e ardhshëm. Afati i pagesës së mjeteve që do të merren është përcaktuar në tre vjet e tre muaj, nga tërheqja e vlerës së mjeteve. Norma e interesit me të cilën janë siguruar këto mjetet në këtë moment është nga 3.66 në 4.66%.
Kjo është vetëm një nga mënyrat se si është siguruar financimi i deficitit buxhetor për këtë vit. Modeli që u zbatua nga Ministria e Financave dhe Qeveria mundësoi kursime prej 40 milionë eurosh në vit, vetëm në bazë të normës së interesit.