Кumtesa|

28 janar 2023, Shkup – Republika e  Maqedonisë së Veriut ka marrë konfirmim për politikat që zbaton edhe në kohë krize dhe ka ruajtur vlerësimin kreditor BB- me perspektivë stabile, të përcaktuar nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor “Standard and Poor’s”. Republika e Maqedonisë së Veriut ka pasur vlerësim kreditor BB- me perspektivë stabile në vazhdimësi dhe është veçanërisht domethënëse që vlerësimi nuk ka ndryshuar edhe gjatë kohës kur vendi po përballej me krizën shëndetësore-ekonomike, si dhe me krizën e çmimeve dhe krizën energjetike.

Perspektiva stabile, sipas “Standard and Poor’s” reflekton pritshmëritë se politikëbërja proaktive e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nivelet e moderuara të borxhit shtetëror, do t’i neutralizojnë rreziqet e shumta që janë rezultat i konfliktit në Ukrainë.

“Standard and Poor’s”, në këtë raport thekson se kriza do të ndikojë mbi rritjen ekonomike edhe gjatë këtij viti, por pritshmërit janë se rritja në periudhë afatmesme do ta arrijë nivelin para krizës.

Sipas “Standard and Poor’s”, bartësit e rritjes do të vazhdojnë të jenë: konsumi i fuqishëm privat i përkrahur nga politika e adaptueshme monetare, rritja e pagave dhe remitancat nga diaspora.

 

Përveç konsumit, bartësit kryesorë të rritjes do të jenë investimet, veçanërisht ato publike, siç është projekti i autostradës së Korridorit 8 dhe Korridorit 10.

Kontribut mbi perspektivat ekonomike të vendit pritet edhe nga zhvillimi i procesit të anëtarësimit në BE. Investimet e huaja direkte pritet që të rimëkëmben, ndërsa inflacioni dhe presionet mbi çmimet të ulen.

 

Siç theksohet nga “Standard & Poor’s”, pritet që konsolidimi fiskal të vijojë. Kriza do të ketë ende ndikim edhe gjatë vitit 2023, megjithatë presin që deficiti buxhetor të jetë më i ulët në raport me vitin 2022, në nivel prej 4.1%, që është më i ulët se projeksionet e qeverisë (4.6%). Sipas kësaj agjencie, si kontribut ndaj impenjimeve për konsolidim fiskal, do të jetë edhe Ligji i ri i Buxheteve, i cili parasheh rregulla fiskale dhe krijim të Këshillit fiskal të pavarur. Potencohet se pritet edhe stabilizimi i nivelit të borxhit shtetëror në peridhurë afatmesme, ndërsa efekte pozitive priten edhe nga reforma tatimore.

Agjencia thekson se është e rëndësishme të vazhdojnë përpjekjet për reformat strukturore, përforcimin e kapaciteteve institucionale, duke konsoliduar njëkohësisht politikat e qëndrueshme fiskale. Përpjekjet për anëtarësimin e vendit tonë në BE do të kontribuojnë në përforcimin e kornizës institucionale.

Vlerësimi kreditor i një vendi tregon nivelin e rrezikut të investimit në atë vend dhe është një nga indikatorët kyç që investitorët potencialë i marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *