Кumtesa|

13 qershor 2023, Shkup – Qeveria është e përkushtuar në rritjen e të gjitha pagave në vend, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. Mbështetje për këtë është rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik dhe privat, pavarësisht disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike globale në tri vitet e fundit.

 

Sa i përket kërkesës së një pjese të të punësuarve tatimorë për rritjen e pagave, theksojmë se Qeveria angazhohet për sistemin e rritjes së pagave në tërë sektorin publik. Përmes Këshillit Ekonomik dhe Social, së bashku me partnerët socialë, tashmë po punojmë mbi përcaktimin e sistemit të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Në përgatitje është Ligji i ri i Pagave për të Punësuarit në Sektorin Publik, si dhe Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive për sektorin publik, që në të ardhmen do të mundësojë rritjen e pagave në mënyrë të vazhdueshme. Në kushte kur pritet të vendoset një zgjidhje e këtillë sistematike, për të cilën tashmë bisedohet në Këshillin Ekonomik dhe Social, çdo zgjidhje e veçantë, përpara finalizimit të këtyre dy akteve, do të nënkuptojë devijim ndaj vendosjes së sistemit të këtillë dhe arritjes së pikësynimit final. Pikësynimi i Qeverisë është të vendoset zgjidhje e njësuar sistematike, që në periudhë afatgjate, në aspektin fikal do të jetë e qëndrueshme dhe do të valorizojë në mënyrë përkatëse punën e të punësuarve. Presim të vazhdojnë negociatat me KES-në dhe së bashku të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *