Кumtesa|

15 qershor 2023, Shkup – Shteti shkurtoi në 30 ditë afatin për shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive private. Ndryshimet ligjore që rregullojnë këtë detyrim janë përgatitur nga Ministria e Financave dhe janë miratuar nga Kuvendi në kuadër të seancës së 117-të.

Me ligjin e miratuar shkurtohen afatet e pagesave, në të cilat subjektet nga sektori publik, llogaritë e të cilave janë në kuadër të thesarit të Ministrisë së Financave dhe thesarit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, detyrohen të parashtrojnë kërkesat e faturave të maturuara ndaj operatorëve ekonomikë në thesarin e Ministrisë së Financave dhe në thesarin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor, si dhe shkurtohen afatet që Ministria e Financave, përkatësisht, Fondi i Sigurimit Shëndetësor do të kryejë pagesën e mjeteve për faturat e maturuara subjekteve që u refrohen.

Nga 90 ditë në 30 ditë shkurtohet afati për pagesat e sektorit publik, llogaritë e të cilit janë në kuadër të Llogarisë së thesarit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Maqedonisë. Me këto ndryshime, propozohet që detyrimet e këtyre subjekteve të paguhen për 80 ditë, nga muaji janar i vitit 2024 për 70 ditë dhe nga muaji janar i vitit 2025 këto detyrime duhet të paguhen për 60 ditë.

Me ndryshimet ligjore, afati për pagesat e detyrimeve të shtetit ndaj sektorit privat shkurtohet në 30 ditë, përaktësisht, parashihet ulje graduale e afatit të pagesës së detyrimeve të subjekteve të sektorit publik, llogaritë e të cilave janë në kuadër të Llogarisë së thesarit të Ministrisë së Financave, me ç’rast nga 60 ditë në mënyrë iniciale shkurtohet afati në 50 ditë, nga data 1 janar e vitit 2024 do të ulet për 10 ditë shtesë dhe do të jetë 40 ditë, ndërsa nga muaji janar i vitit 2025, ky afat do të jetë 30 ditë.

 

“Në këtë mënyrë mundësohet parashikueshmëri për kompanitë dhe përkrahet likuiditeti i ekonomisë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë në kushtet e krizës ekonomike”, vlerëson ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndryshimet paraqesin harmonizim me Direktivën 2011/7/BE të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, e datës 16 shkurt të vitit 2011, për mënjanimin e pagesës së vonuar në transaksionet tregtare, ku afatet për shlyerjen e detyrimeve të subjekteve të sektorit publik janë 30 ditë, ndërsa të sektorit të shëndetësisë janë 60 ditë.

Ligji i Disiplinës Financiare që zbatohej deri më tani, hyri në fuqi në muajin maj të vitit 2014, ku me të sigurohet arkëtimi i sigurt i kërkesave dhe sigurohet likuiditeti i kompanive.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *