Кumtesa|

6 korrik 2023, Shkup – Gjendja në sektorin bankar, si dhe procesi që zhvillohet përmes bankave afariste për blerjen e fletobligacioneve të qytetarëve, që ende është në vijimësi, ishin temat në takimin e ditës së sotme ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe kryetares së Asociacionit Bankar të Maqedonisë, Maja Stevkova Shterieva.

Procesi i emetimit të fletobligacionit të qytetarëve, që ka filluar më datë 30 qershor me publikimin e Prospektit për këtë emetim të parë të fletobligacionit të qytetarëve, zhvillohet përmes të gjitha bankave afariste, ku qytetarët mund të shkojnë dhe të parashtrojnë kërkesë për pjesëmarrje në këtë ankand dhe ta paguajnë vlerën për të cilën janë interesuar.

Sipas informacioneve të shkëmbyera në këtë takim, u theksua se qytetarët janë të interesuar për këtë produkt të ri inovativ në tregun vendor financiar dhe se kjo procedurë e ka përkrahjen e bankave.

“Në këtë proces jemi së bashku me bankat vendore dhe presim të përfundojë me sukses. Qytetarëve u ofrojmë produkt inovativ, i cili në të njëjtën kohë u ofron atyre siguri për mjetet e investuara, rendiment të mirë të shprehur përmes interesit që do ta marrin dhe sigurisht mbrojtje të vlerës së mjeteve në kushtet e normave të larta të inflacionit”, tha ministri Besimi.

Qytetarët kanë mundësi të parashtrojnë kërkesë për pjesëmarrje në ankand, përkatësisht për ta blerë fletobligacionin e qytetarëve, deri më 12 korrik të vitit 2023. Vlera minimale që mund të investojnë me blerjen e një fletobligacioni është 10.000 denarë. Për investimin, i cili vlerësohet pa rrisk dhe i sigurt, ata do të marrin rendiment prej 5% në nivel vjetor.

Interesi është fiks dhe nuk do të ndryshojë gjatë periudhës në të cilën është emetuar fletobligacioni i qytetarëve, përkatësisht 2 vjet, siç është përcaktuar në prospektin e publikuar. Me prospektin është parashikuar regjistrimi i fletobligacioneve të qytetarëve në vlerë prej 10 milionë eurove, vlerë që mund të zgjerohet në varësi të interesit.Të gjithë qytetarët që parashtrojnë kërkesë do të kenë mundësinë të blejnë fletëobligacione të qytetarëve.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *