Кumtesa|

18 tetor 2023, Shkup – Ministria e Financave, pas emetimeve të para të suksesshme të fletobligacionit të qytetarëve dhe fletobligacionit të gjelbër, sot publikoi Prospektin për emetimin e dytë të fletobligacionit të qytetarëve në vlerë prej 600 milionë denarëve.

Qytetarët prej sot deri më datë 6 nëntor kanë mundësinë të regjistrohen për fletobligacionin e qytetarëve, për të cilin edhe këtë herë ofrohet interes atraktiv prej 5%. Vlera minimale që qytetarët do të mund të investojnë në këtë instrument financiar inovativ është 10.000 denarë. Data e maturimit është dy vjet dhe do t’i ofrojë poseduesit të fletobligacionit të qytetarëve rendiment të përgjithshëm prej 10%.

“Pas realizimit të sukseshëm të emetimit të parë të fletobligacionit të qytetarëve, për të cilin qytetarët kanë treguar interes të madh, sot në treg publikojmë emetimin e dytë. Qytetarët tregojnë interesin e tyre sa i përket këtij instrumenti, ndërsa presim zbatimin e sukseshëm të procesit të emetimit të fletobligacionit të qytetarëve. Siç kemi paralajmëruar, ky instrument vazhdimisht do të jetë në treg në dispozicion të qytetarëve dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me emetime të reja të fletobligacioneve të qytetarëve” theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Në ankandin e parë të fletobligacionit të qytetarëve, qytetarët treguan dy herë më shumë interes se vlera e publikuar në Prospekt, me ç’rast u regjistruan fletobligacione të qytetarëve në vlerë prej 1.448.030.000 denarëve.

Kjo gjë dëshmoi se tregu ka nevojë për instrumente të reja dhe kreative që sjellin përfitime për qytetarët dhe që janë në funksion të projekteve zhvillimore të vendit.

Fletobligacioni i qytetarëve është instrument i sigurt dhe pa risk, i arritshëm për qytetarët në mënyrë shumë të thjeshtë. Të interesuarit për blerjen e fletëobligacionit të qytetarëve mund të drejtohen në sportelet e bankave afariste ku mund të parashtrojnë kërkesa për pjesëmarrje në ankand. Ankandi do të mbahet më datë 7 nëntor 2023.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *