17 nëntor 2023, Shkup – Ministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, sot në Shkup në takimin e parë, ku drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Zgjerimit, Jan Kopman, prezantoi Planin e rritjes së BP-së. Takimi është pikënisja në realizimin konkret të agjendave të reformave, që vendet në mënyrë të përshpejtuar duhet t’i përgatisin deri në fund të vitit dhe në vitin e ardhshëm të kenë edhe qasje në pjesë të këtyre mjeteve të fondit. Takimin rajonal ministror zyrtarisht e hapën ministri i Financave, Fatmir Besimi, zëvendëskryetari i çështjeve europiane, Bojan Mariçiq, si dhe drejtori i përgjitishëm i DG NEAR, Jan Kopman, ndërsa kanë marrë pjesë edhe ministra nga Serbia, Mali i Zi, BeH-ja, Kosova dhe Shqipëria.
Prezantimi i Planit të rritjes nga KE-ja dhe mundësitë që ai ofron për vendet e rajonit është më se i mirëpritur, sepse do të shërbejë si bazë për diskutimet tona të përbashkëta mbi sfidat e ardhshme dhe mbi mënyrën se si ky prezantim më së miri mund të shfrytëzohet dhe të shndërrohet në mundësi për rritje të qëndrueshme dhe afatgjate. Tranzicioni digjital dhe i gjelbër, rritja e konkurrencës dhe rritja e barazisë janë fushat për të cilat nevojiten institucione dhe politika të fuqishme”, theksoi ministri Besimi, i cili është nikoqir i takimit të parë.
Plani i rritjes u ofron vendeve të rajonit instrument të fuqishëm të zbatimit të reformave në rrugën e tyre drejt së cilës do të sigurojë lidhje, përkrahje për reformat dhe përkrahje financiare në formën e granteve dhe huave.
“Si vende jemi të ftuar të përgatisim agjenda reformuese të ndërtuara nëpërmjet programeve tona të reformave ekonomike, konkluzioneve të përbashkëta të Dialogut Ekonomik dhe Financiar dhe raportit të fundit të progresit të Komisionit Europian”, theksoi ministri Besimi.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se, me këtë instrument do të tregojmë vullnet institucional dhe administrativ për ndërmarrjen e përgjegjësisë së plotë për zbatimin e këtij plani.
Drejtori Kopman theksoi se, plani i miratuar tashmë është duke u diskutuar në këtë takim dhe se vijojnë hapat për implementimin e tij.
Ai nuk është vetëm plan ekonomik, por edhe përshpejtues i procesit të zgjerimit. Këto janë çështje që ecin së bashku. Kjo do të sjellë rezultate të dukshme dhe ajo që do të bëjmë sot është rishikimi i planeve, si dhe duhet të punojmë në mënyrë të përshpejtuar, sepse na presim vendime të rëndësishme sa i përket mbajtjes së Këshillit në dhjetor”, theksoi Kopman.