Кumtesa|

28 nëntor 2023, Shkup – Masat nga pakoja e nëntë e masave antikrizë, që u prezantua sot në Qeveri u parashikua në Buxhetin e vitit 2023 dhe në propozimin e Buxhetit të vitit 2024 dhe nuk do të financohen me huamarrje, por nëpërmjet fluksit hyrës në Buxhet nga detyrimet publike.

 

Kjo u theksua sot nga ministri i Financave në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën Kryeministri Dimitar Kovaçevski prezantoi masat e pakos së nëntë të masave antikrizë, ku paraprakisht u prezantua në Qeveri.

“Ajo që u prezantua sot është paraparë në kuadër të Buxhetit për vitin 2023 dhe propozimit të Buxhetit për vitin 2024, ku kemi disa burime të financimit, përkatësisht të hyrat tatimore apo financimin përmes huamarrjes.

 

Këto masa nuk financohen përmes kreditimit, sepse buxheti siç është krijuar për vitin 2024, huamarrja, përkatësisht deficiti është më i ulët se shpenzimet kapitale, që janë në nivel prej 733 milionë eurove, me ç’rast ai është në nivel prej 545 milionë eurove. Nga 545 milionë euro, pothuajse 300 milionë euro janë destinuar për pagesën e interesit të huamarrjes së përgjithshme në periudhën e deritashme”, theksoi ministri Besimi, duke shtuar se ne, si shtet, defakto do ta financojmë këtë nga mjetet financiare që paraqesin fluks hyrës në bazë të detyrimeve publike nga qytetarët dhe ekonomia, me qëllim të përkrahjes dhe ridistribuimit të mjeteve financiare për përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

Pakoja e nëntë e masave, e cila u prezantua dhe njëherazi u miratua nga Qeveria është në vlerë prej 662 milionë eurove dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjve, përkatësisht nxënësve dhe studentëve, kategorive të ndjeshme të familjeve, pensionistëve me pension të ulët, personave dhe fëmijëve me nevoja të posaçme, prindërve të vetëm që marrin HMG dhe bujqve, si dhe ka për qëllim përkrahjen e kompanive gjatë procesit të tranzicionit të gjelbër.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *