Кumtesa|

23 janar, 2024, Shkup – Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor është instrument dhe mesazh i fortë për rajonin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë lëvizjen në rrugën e integrimit evropian. BE-ja zgjat dorën, ndërsa vendet duhet ta shfrytëzojnë mundësinë, të ndërrmarrin përgjegjësi në vendin e tyre, të zbatojnë reformat dhe të kalojnë më shpejt hendekun duke arritur standardin e BE-së për vendet dhe qytetarët e tyre. Kjo u theksua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtoreshën e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti.

“Qeveria dhe Ministria e Financave punojnë me përkushtim mbi reformat dhe politikat me të cilat RMV-në e afrojnë në familjen e BE-së.

Gjatë këtij muaji, u miratua Programi i reformave ekonomike 2024-2026, që përfshin të gjitha masat reformuese që kanë shenjën europiane mbi të cilat do të fokusohemi në periudhën e ardhshme, me qëllim që axhenda reformuese në fjalë të zbatohet sipas dinamikës së përcaktuar” theksoi ministri Besimi.

Ai potencoi se ky dokument do të jetë vazhdimësi e axhendës sa i përket Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe se institucionet tashmë janë të përgatitura për këtë proces.

Pesë fushat prioritare për Maqedoninë e Veriut që janë përzgjedhur në marrëveshje me Drejtorinë e Zgjerimit i referohen menaxhimit të financave publike, tranzicionit dixhital dhe tranzicionit energjetik/të gjelbër, kapitalit njerëzor, mjedisit afarist dhe sundimit të ligjit. Punojmë, së bashku me kolegët e Brukselit dhe Delegacionin e BE-së për finalizimin e elementëve kyçe të axhendës së reformave. Hapat e ardhshëm janë zhvillimi i aktiviteteve konkrete për realizimin e reformave dhe investimeve shtesë”, deklaroi ministri Besimi.

Në takim u theksua se Axhenda reformuese 2024-2027 do t’i mundësojë vendit të avancojë në sundimin e ligjit, të rrisë efikasitetin e administratës publike dhe të gjyqësorit, të përmirësojë shërbimet publike, të rrisë produktivitetin dhe të krijojë mundësi pune, si dhe progresin në dixhitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër. Zbatimi i masave do të kontribuojë në përforcimin e kapciteteve të vendit për të reaguar ndaj goditjeve, të ruajë stabilitetin makroekonomik dhe të ruajë rritjen e qëndrueshmërisë dhe inkuzivitetit.

Aktivitet për zbatimin e këtij procesi janë miratuar me dinamikë të përshpejtuar. Në këtë drejtim  u mbajt edhe takimi i nivelit të liderëve në Shkup së bashku me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *