Кumtesa|

2 korrik 2024, Shkup – Sot, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska realizoi takim pune me drejtorët e sapoemëruar të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova dhe të Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski.
 
“Ky është takimi i parë që realizojmë me personat e parë të DAP-it dhe Doganës si institucione kryesore në arkëtimin e të ardhurave në Buxhet. Po vendosim bazat e punës dhe mënyrën e bashkëpunimit të ndërsjellë për t’i arkëtuar me efikasitet të ardhurat dhe për t’i menaxhuar me efikasitet paratë e qytetarëve”, theksoi ministrja e Financave.
 

Në këtë takim u konstatua bashkërisht se më e rëndësishme është ngritja e kapaciteteve institucionale, investimi në kapitalin njerëzor dhe dixhitalizimi i proceseve. Në këtë mënyrë do të arrihet efikasiteti gjatë punës, ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët dhe bizneset dhe norma më të larta të rritjes ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *