Кumtesa|

1 gusht 2024, Shkup – Kemi projeksion realist të PBB-së edhe pse është i shoqëruar me risqe. Rëndësia e projeksioneve reale rezulton nga fakti se PBB-ja joreale krijon edhe shpenzime joreale ndaj buxheteve të shfrytëzuesve, të cilat në fund shpenzohen në mënyrë joproduktive. Këtë e theksoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot në takim me gazetarët.

“Tremujori i parë dhe indikatorët e tremujorit të dytë treguan se rritja e projektuar me buxhetin fillestar prej 3.4% nuk do të realizohet. Prandaj, projeksioni i rritjes së PBB-së për vitin 2024 është rishikuar në 2.1%. Ndërmarrim aktivitete dhe jemi të fokusuar në realizimin e investimeve kapitale, ushtrojmë presion që të realizohen projektet për stimulimin e ekonomisë.

Ekonomia është prioritet ndërsa interesi ynë është i fokusuar në këtë drejtim”, theksoi Dimitrieska-Koçoska. Ministrja potencoi se projeksioni në fjalë është shumë i rëndësishëm për shkak se shumë prej shpenzimeve të Buxhetit varen nga përqindja e PBB-së. Ndërsa, nga ana tjetër, siç u theksua në takimin me gazetarët, ka shfrytëzues që kanë dështuar në realizimin e mjeteve buxhetore, por ka edhe shfrytëzues buxhetorë, që për shkak të menaxhimit joadekuat, kanë shkaktuar dëme të mëdha ndaj buxhetit, siç është pagesa e aktvendimeve përmbaruese të cilat vetëm nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut janë në nivel prej 3 milionë eurove, si dhe provizionet në vlerë prej 27 milionë eurove që janë paguar nga viti 2017 deri më tani për projekte të parealizuara për të cilat janë marrë kredi. Kjo sjellje e tillë, siç u shpreh ministrja, nuk do të tolerohet.

“Shpenzimet e buxhetit për vitin 2024 janë më të mëdha dhe për shkak të kësaj nevojitet ribalanc për sigurimin e mjeteve financiare për detyrimin ligjor dhe servisimin e detyrimeve të maturuara. Shpenzimet pritet të jenë të larta edhe në vitet në vijim, për atë që në projektimin e buxhetit të ardhshëm për vitin 2025 duhet të përcaktohen prioritete për të cilat do të sigurohen mjete”, theksoi ministrja e Financave. Ajo shtoi se në gjysmën e parë të këtij viti janë arkëtuar të hyra për 3.5% më pak se sa ishte planifikuar, por se ka pasur inkasim adekuat në muajin korrik.

“Për sa i përket të hyrave nga TVSH-ja duke përfshirë muajin korrik, ka  inkasim më të lartë për 20.8%, tatimi mbi fitimin 20.1%, tatimi mbi të ardhurat personale 18.1%. Institucioneve që janë në kompetencë të Ministrisë së Financave u janë dhënë udhëzime që të ndërmarrin masa të caktuara në drejtim të shërbimeve më të mira dhe inkasimit më efikas të të hyrave”, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *