Кumtesa|

2 shtator 2024, Shkup – Ministria e Financave njofton opinionin publik se problemi teknik është zgjidhur dhe se të dhënat në portalin “Financa të hapura” janë përditësuar. Për shkak të joprofesionalizmit të kompanisë që mirëmban portalin, si dhe mungesës së stafit të TI-së, sistemi nuk është mirëmbajtur në kohë, ndërsa problemi ka filluar të shfaqet që në muajin shkurt. Të punësuarit e Sektorit të TI-së, në koordinim me këshilltarin e ri të teknologjive të TI-së, kanë rikthyer me sukses portalin “Financa të hapura” dhe do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e tij. Të dhënat do të vazhdojnë të përditësohen sipas dinamikës së përcaktuar të publikimit të tyre. Shfrytëzuesit përmes këtij portali, mund të kërkojnë informacione për realizimin e Buxhetit veçmas sipas institucioneve dhe transaksioneve të realizuara. Portali paraqet mjet për avancimin e transparencës dhe i ofron opinionit publik pasqyrë të shpenzimit të parave të qytetarëve nga shfrytëzuesit buxhetorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *