Кumtesa|

1 tetor 2024, Shkup – Reformat dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike ishin temat kryesore të takimeve në Qeveri dhe në Ministrinë e Financave me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në takimin me Alfred Kamer, drejtor për Evropën në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Anet Kjob, shefe e misionit të FMN-së dhe Sebastian Sosa, përfaqësues i FMN-së në vendin tonë, u diskutua për politikën fiskale të udhëhequr nga qeveria e re, e cila synon përmirësimin dhe ruajtjen e stabilitetit afatgjatë makroekonomik dhe përkrahjen e aktivitetit ekonomik, përmes konsolidimit gradual fiskal, përmirësimit të menaxhimit të financave publike dhe ruajtjes së nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale.

“Elementet kyçe mbi të cilat do të bazohet politika fiskale, që do të zbatohet në periudhën e ardhshme, do ta përfshijë qasjen e disiplinuar fiskale, uljen e ekonomisë joformale, rritjen e arkëtimit të të hyrave në buxhetin shtetëror dhe konsolidimin e përgjithshëm fiskal. Me miratimin e Ribalancit të Buxhetit për vitin 2024 kemi vendosur bazat, ku përmes kursimeve kemi siguruar 20 miliardë denarë shtesë, me qëllim të servisimit të detyrimeve ligjore dhe të maturuara”, potencoi ministrja e Financave.

Ajo shtoi se përveç përcaktimit për konsolidim fiskal dhe kursime buxhetore, fokusi do të jetë edhe mbi përkrahjen e ekonomisë, duke investuar në projektet infratrukturore, ridizajnimin e strukturës së financave publike, përmes mbajtjes së nivelit të lartë të shpenzimeve kapitale, si dhe përforcimit të transparencës dhe llogaridhënies.

“Në Ministrinë e Financave është drejt fundit përgatitja e dokumentit më të rëndësishëm në vend, Buxheti i vitit 2025, i cili shumë shpejt do të dorëzohet për miratim në Qeveri. Ajo që duam të theksojmë është konsolidimi fiskal dhe ulja graduale e deficit buxhetor dhe krah saj arritja nivelit më të lartë të shpenzimeve kapitale. Po ashtu, po punohet për përgatitjen e Strategjisë Fiskale Afatmesme 2025-2029, ndërsa për herë të parë është përgatitur Deklarata e Politikës Fiskale, e cila do të përmbajë udhëzimet për strategjinë fiskale për periudhën deri në vitin 2028”, tha ministrja.

Në takim u potencua edher vendosmëria në luftën e fuqishme kundër ekonomisë joformale dhe arkëtimin më efektiv të të hyrave në buxhet. Për skaj rritje së të hyrave, ekonomisë joformale, ashtu siç u theksua, do të krijohen edhe kushte të barabarta për kompanitë dhe konkurrencë më të madhe të tyre dhe me këtë do të arrihet përshpejtimi i aktivitetit ekonomik.

Pritjet janë që inflacioni të stabilizohet, ndërsa ekonomia të rimëkëmbet dhe të rritet.

Në këtë drejtim, siç theksoi ministrja, tashmë po punohet për futjen e e-faturave, që është një nga aktivitetet e para të planifikuara për të zbatuar në mënyrë më efikase kontrollin tatimor dhe për të kursyer resurset në administratën tatimore.

Ministrja theksoi se bashkëpunimi me organizatat financiare ndërkombëtare është i rëndësishëm për vendin, me ç’rast vazhdon realizimi i disa projekteve. Ajo theksoi se së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja me Bankën Eksport-Import nga Hungaria për sigurimin e mjeteve  dhe përkrahjen buxhetore, të cilat më tej do të investohen në projekte për zhvillimin lokal dhe  përkrahjen e kompanive.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *