Кumtesa|

4 tetor 2024, Shkup – “Reforma e politikës tatimore – shtytës kryesor për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm dhe prioriteteve nacionale në përputhje me Strategjinë Nacionale të Zhvillimit” ishte tema e punëtorisë që u mbajt sot në Shkup e organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe Sekretariatin e Përgjithshëm, si dhe me qendrën rajonale të UNDP-së në Stamboll, UNDP-në në Evropë dhe Azinë Qendrore.

“Sot shqyrtuam rolin kyç të politikës tatimore që i referohet zhvillimit të qëndrueshëm dhe implementimit të strategjisë nacionale të zhvillimit. Synimi ynë është përforcimi i rezistencës ekonomike dhe krijimi i kushteve për inovacionet dhe qëndrueshmërinë përmes ndryshimeve strukturore të sistemit tatimor” potencoi në fjalimin e tij zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski.

Ai shtoi se është e nevojshme të integrohen principet e zhvillimit të qëndrueshëm në politikën tonë tatimore, të cilat do të mundësojnë financimin e projekteve që janë në përputhje me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm (SDGs). Iniciativa të tilla si TAX4SDGS dhe TAXANDS që do të ndihmojnë në mobilizimin e resurseve, duke inkurajuar investimet në teknologjitë e gjelbra dhe programet sociale.

“Me bashkëpunimin ndërmjet të gjitha palëve të interesuara do të punojmë në krijimin e sistemit tatimor gjithëpërfshirës dhe të drejtë, i cili do të mbështesë prioritetet tona dhe do të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe drejtësinë sociale”, theksoi Jankullovski.

                                                                     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *