Кumtesa|

4 tetor 2024, Shkup – Ribalanci i Buxhetit që kemi përgatitur në 100 ditët e para, tashmë po realizohet. Veçmë janë duke u shlyer detyrimet për të cilat qeveria e kaluar nuk ka planifikuara mjete të mjaftueshme, ndërsa po mbulohen detyrimet e pamaturuara për të cilat janë siguruar mjete me Ribalancin. Por ajo që na “surprizon” është shfaqja e detyrimeve të pamaturuara shtesë. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në TV Alsat.

“Situata që gjetëm ishte alarmante. Ishte realizuar 71% e deficitit, që do të thotë se në gjysmën e parë të vitit ishte shpenzuar në masë të madhe dhe në mënyrë joproporcionale. Llogari të mbetura pothuajse pa mjete materiale.

Përkatësisht, 47 milionë euro në llogarinë devizore, ndërsa borxhi ishte më i madh vetëm për kreditët e NP-ve që nuk ishin në gjendje t’i paguajnë, ndërsa llogaria në denarë ishte në minus të madh prej mbi 60 milionë eurove dhe detyrimet e maturuara prej të cilave akoma po “surprizohemi” janë më shumë se 200 milionë euro. Këto të dhëna janë në bazë të evidentimit  që është kryer në MF. Por, në bisedimet që kemi pasur periudhën e fundit me ministrat e tjerë, kemi zbuluar edhe shumë gjëra të tjera, p.sh.: Agjencia e Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, është në minus prej një buxheti të plotë, përkatësisht 150 milionë euro. Kjo do të thotë se ka shumë detyrime që nuk janë evidentuar në Ministrinë e Financave. Prandaj, kërkova që të bëhet revizion i jashtëzakonshëm, me ç’rast kemi krijuar ekipe që do të punojnë për konstatimin e detyrimeve të maturuara në kuadër të institucioneve” theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Ajo foli edhe për buxhetin e vitit 2025, për të cilin theksoi sa përgatitja e tij është drejt përfundimit dhe se prioritet kryesore do të jetë përkrahja e infrastrukturës për investimet kapitale, do të vijojë projekti për komunat në vlerë prej 250 milionë eurove, investimet në MF dhe institucionet e digjitalizimit, shëndetësi, arsim dhe të tjera. Po ashtu janë siguruar mjete për rritjen e pensioneve, ndërsa po bëhen përpjekje për rritjen e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm, gjithashtu edhe në shëndetësi e veçanërisht për infermieret dhe personelin teknik.

Agjencisë së Mbështetjes Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural Lidhur me mjetet për projektet e destinuara për komunat, me ribalancin e buxhetit, theksoi  se vlera e përgjithshme e planifikuar prej 6 miliardë denarëve është shpërndarë në ministritë përmes të cilave do të realizohen projektet, ndërsa pjesa më e madhe e këtyre projekteve janë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve,  të cilat janë planifikuar përmes dy zërave.

Ajo ka sqaruar se mjetet nuk mund të planifikohen paraprakisht sepse nuk dihet se cilat projekte do të dorëzohen dhe përkrahen.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *