8 tetor 2024, Shkup – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, sot është në vizitë pune në Republikën e Hungarisë, ku në emër të Qeverisë do ta nënshkruajë Marrëveshjen e huasë nga Banka Eksport-Import e Hungarisë.
Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes së huasë së paralajmëruar prej 500 milionë eurove me kushte të favorshme, afat shlyerjeje 15 vjeçare, me grejs periudhë trevjeçare dhe me interes 3.25%. Mjetet nga huaja do të shfrytëzohen për përkrahjen e projekteve për zhvillim rajonal lokal, të cilat do të realizohen ndërmjet komunave, si dhe për përkrahjen e ekonomisë, gjegjësisht për hua ndaj kompanive.
Nënshkrimi i marrëveshjes me Bankën Eksport-Import të Hungarisë është në përputhje me ligjin e miratuar respektivisht me Ligjin e Huiamarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Hua nga Banka Banka Eksport-Import, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar mbi bazën e marrëveshjes së huasë për financimin buxhetor dhe financimin për qëllime të përgjithshme, ndërsa do të realizohet si pjesë e huamarrjes së brendshme të planifikuar me Buxhetin e vitit 2024.
Mjetet nga huaja duhet do të transferohen në vend deri në fund të javës.