10 tetor 2024, Shkup – Planifikimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm i mjeteve buxhetore të arkëtuara nga obliguesit tatimorë dhe sigurimi i mjeteve për kryerjen e të gjitha detyrimeve me kosto më të ulët janë karakteristikë e punës së Ministrisë së Financave në 100 ditët e para të marrjes së pushtetit. Në konferencën e sotme për media, punën e realizuar në Ministrinë e Financave në 100 ditët e para, e bëri të ditur ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
“Në 100 ditët e kaluara në Ministrinë e Financave, së bashku me të punësuarit, ishim plotësisht të përkushtuar në punë, me ç’rast shpreh kënaqësi për atë që kemi arritur, respektivisht siguruam financim të servisimit të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit dhe stabilizim të financave publike në mënyrë graduale”, potencoi ministrja dhe shtoi se edhe pse situata është monitoruar nga jashtë si opozitë, megjithatë në momentin e marrjes së pushtetit ajo ishte më se alarmante.
Ministrja theksoi se me ribalancin e buxhetit janë duke u zgjidhur çështje të hapura, me ç’rast është siguruar edhe pagesa e rregullt dhe e plotë e detyrimeve.
Sipas ministres, gjithashtu është shumë i rëndësishëm fakti se është siguruar financimi i nevojave buxhetore edhe atë me kushte shumë të favorshme.
“Gjatë 100 ditëve të para punuam edhe në sigurimin e mjeteve të favorshme për financimin e nevojave buxhetore, të parapara me Buxhetin për vitin 2024 dhe me kosto sa më të ulëta për buxhetin. Prandaj vendosëm që në vend të euroobligacionit me interes prej 6%, ta sigurojmë financimin me huanë bilaterale me interes prej 3.25% dhe në këtë mënyrë të bëjmë kursime vetëm në bazë të interesit prej rreth 14 milionë euro në nivel vjetor. Krahas kësaj janë bërë kursime edhe mbi bazë të shpenzimeve për huanë të cilat janë në vlerë prej 70 mijë eurove, në krahasim nga shpenzimet për emetimin e euroobligacionit që arrin deri në 1 milion euro”, theksoi ministrja e Financave, e cila njoftoi se në procedurë e sipër është procedura për transferimin e mjeteve.
Ajo theksoi se përkushtimi vijon edhe në periudhën e ardhshme, përkatësisht përmes zbatimit të politikave të cilat do të sigurojnë një të nesërme më të mirë për të gjithë.