Кumtesa|

23 tetor 2024, Shkup – Rritja e ekonomisë së Maqedonisë sipas projeksioneve të Ministrisë së Financave për këtë vit është 2.1%, ndërsa për vitin e ardhshëm më shumë se 3.5%, ndërsa deficiti buxhetor është 4%. Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në një intervistë për Zërin e Amerikës në Washington, ku po merr pjesë në Takimet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Po ndryshojmë tërësisht konceptin ekonomik në drejtim të përkrahjes së investimeve dhe jo të konsumit. Projekti i madh që kemi paralajmëruar për komunat është në zhvillim e sipër. Thirrja është në vijimësi, andaj do të ketë realizim të madh në këtë drejtim. Gjithashtu, 250 milionë euro përkrahje për sektorin privat.

Presim që definitivisht t’i realizojmë këto norma të rritjesm, ku ne si Ministri e Financave i projektojmë, respektivisht me 2.1% deri në fund të këtij viti, ndërsa për vitin e ardhshëm mbetet për t’u parë, por mendojmë se do të jetë më shumë se 3.5%”, theksoi ministrja, duke iu referuar projeksioneve të Bankës Botërore, të cilat sipas saj janë të logjikshme nëse merren parasysh supozimet që BB-ja i shfrytëzon, ndërsa kjo vjen si pasojë e Qeverisë së mëparshme, përkatësisht rezultatet e dobëta dhe rritja e ulët e PBB-së.

Gjatë intervistës, sa i përket deficitit buxhetor, ajo theksoi se rregullat fiskale për deficitin buxhetor deri në 3% të PBB-së dhe borxhin publik deri në 60% nuk mund të arrihen brenda natës  dhe se duhet kohë për t’u konsoliduar.

“Vitin e ardhshëm, deficiti buxhetor është planifikuar të jetë 4%, pastaj vitin vijues 3.5% dhe të arrijmë në 3%, përkatësisht deri në konsolidimin final. Ajo që është më e rëndësishme, të paktën në këtë moment, për mendimin tim është korrupsioni dhe mendoj se këtu, si ministre e Financave, si përgjegjëse e disa institucioneve që duhet të jenë gjithashtu shumë të kujdesshme, të paktën në pjesën e ekonomisë gri, do të thoja se këtu nuk kemi më kompromis dhe po luftojmë fuqishëm kundër korrupsionit dhe krimit, me ç’rast në këtë drejtim pres rezultate pozitive në periudhën e ardhshme”, theksoi ministrja e Financa.

Gjatë intervistës ministrja iu referua edhe humarrjes nga Banka Eksport-Import e Hungarisë, ku theksoi se bëhet fjalë për hua që ishte parashikuar nga Qeveria e mëparshme, e cila u realizua me kredi me kushte më të favorshme, në vend se me emetimin e euroobligacionit.

“Çdo huamarrje e re, normalisht jep efekte negative. Megjithatë, ne flasim për kredi e cila ishte planifikuar nga Qeveria e mëparshme, vetëm se ne nuk emetuam euroobligacion, por bëmë të kundërtën. Do të thoja si ministre e Financave dhe si Qeveri, se mund të jemi krenarë që arritëm të sigurojmë kredi me kushte shumë të favorshme, le të themi me provizion shumë të ulët, në raport me faktin nëse  do të merrnim vendim për emetimin e euroobligacionit, kurse paratë janë nga një vend evropian.

Unë realisht nuk shoh asgjë të diskutueshme, përkundrazi, suksesin e asaj që arritëm me normën  e interesit prej 3.25%, mendoj se dikush po mundohet ta kthejë këtë në drejtim tjetër dhe të thotë që tani nuk duhet ta defokusojë atë që është më së shumti e rëndësishme, me ç’rast ne kursyem qytetarët e vendit dhe ajo që bëmë ishte që morëm hua, diçka që ishte planifikuar më parë, vetëm se shumë më shtrenjtë”, theksoi ministrja e Financave dhe shtoi se do të kishte qenë e pajustifikuar huamarrja me normë interesi mbi 6%.

Ajo shtoi se paratë janë të destinuara për investime në sektorin privat dhe për përkrahje të komunave për projekte infrastrukturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *