Кumtesa|

25 tetor 2024, Shkup – Përpjekjet për konsolidimin fiskal të Qeverisë së re janë bërë të ditura nga institucionet financiare ndërkombëtare, ku në këtë drejtim ofrojnë përkrahje. Këtë e theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nga Uashingtoni pas takimeve me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

 

“Në këto takime theksuam se konsolidimi fiskal nuk mund të bëhet brenda natës dhe se për këtë nevojitet më shumë kohë. Më e rëndësishme është që të tregojmë vullnet, që mund të shihet në Strategjinë fiskale, e cila është e harmonizuar dhe parashikon uljen e deficitit buxhetor në 4%. Kjo është ajo që është më e rëndëshishme”, theksoi ministrja në  TV Alfa.

Ajo potencoi se veçanërisht është për t’u përgëzuar fakti se në takimet u konstatua se ajo si ministre e Financave dhe Qeveria e re bëjnë përpjekjet maksimale për t’i përmirësuar rezultatet e shtetit dhe se përpjekjet maksimale që i bëjnë janë bërë të ditura nga përfaqësuesit e institucioneve financiare ndërkombëtare.

 

Gjithashtu, ajo shprehu besimin se në periudhën e ardhshme do të ketë bashkëpunim të shkëlqyer dhe do të bëhen përpjekje në politikëbërjen me konsolidim gradual fiskal, shpenzime të kujdesshme të mjeteve buxhetore dhe ndërmarrje të njëkohshme të masave në luftën kundër ekonomisë gri.

Ministrja e Financave në Uashington është pjesëmarrëse në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së, ku pati takime me përfaqësues të lartë të këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *