24 nëntor 2024, Shkup – Ministria e Financave organizon disa aktivitete në kuadër të edicionit të tetë të ditëve të edukimit financiar, që do të mbahen në periudhën nga 26-28 nëntor 2024.
Në kuadër të këtij edicioni janë planifikuar disa ligjërata në institucionet arsimore, si dhe në sektorin privat. Qëllimi është përforcimi i edukimit financiar të popullatës për të menaxhuar në mënyrë efektive mjetet e veta, për të zvogëluar risqet, si dhe për t’i mbrojtur konsumatorët e shërbimeve financiare.
Ditët e edukimit financiar organizohen nga të gjithë rregullatorët financiarë, gjegjësisht nga Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimit, me ç’rast secila në kuadër të kompetencave të tyre organizon ngjarje edukative për popullatën.