22 nëntor 2024, Shkup – Drejtoria e të Ardhurave Publike luan rol të rëndësishëm në arkëtimin e të ardhurave në Buxhet dhe në realizimin e kompetencës së saj, me ç’rast është e rëndësishme që të mundësohen parime dhe procedura të drejta, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska në tribunën me temë “Më shumë të ardhura tatimore për një shoqëri më të pasur – perceptime dhe perspektiva”, organizuar me rastin e ditës së nëpunësve tatimorë.
“Përcaktimi ynë si Qeveri, i cili u konfirmua që nga momenti i marrjes së pushtetit është lufta kundër ekonomisë gri. Kjo është fusha që duhet t’i japim prioritet dhe t’i sigurojmë të ardhurat që duhet të jenë imput shtesë sa i përket realizimit të politikave, përktësisht infrastrukturë më e mirë, shërbime më të mira shëndetësore, arsim më i mirë, shërbime më të mira sociale, standard më i mirë për qytetarët, rritje më e madhe ekonomike”, theksoi ministrja Gordana Dimitrieska – Koçoska.
Ajo potencoi se Drejtoria e të Ardhurave Publike po ndërmerr masa përkatëse me të cilat rritet efikasitetit që i referohet arkëtimit të të ardhurave dhe këtë e tregojnë të dhënat për rritje te të ardhurat tatimore për 14.4%.
Të ardhurat e përgjithshme në buxhet për vitin 2024 shënuan rritje prej 11.2%, me ç’rast rritja e të ardhurave tatimore është 14.4%. Për të nënvizuar është fakti se në muajin korrik të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, DAP-i arkëtoi tatime dhe kontribute për 31% më shumë, krahasuar me muajin korrik të vitit të kaluar, në gusht për 12.5% dhe në shtator për 18.7%.
Kjo dinamikë dhe ky trend do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme për realizimin e projeksioneve për rritjen e të ardhurave në vitin e ardhshëm prej 12.8%, të cilat do të bazohen në radhë të parë në efikasitet në arkëtimin dhe luftën kundër ekonomisë gri dhe jo në bazë të inflacionit, që vitin e ardhshëm do t’i arrijë normat historikisht më të ulëta prej 2.2%”, theksoi ministrja e Financave.
Në panelin e diskutimit të organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, foli drejtoresha Elena Petrova, e cila e prezantoi identitetin e ri vizual të drejtorisë, i cili bazohet në punën ekipore, përkushtimin, suksesin dhe progresin, si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Financave, DAP-i, Drejtoria Doganore, Drejtoria e Policisë Financiare, si dhe përfaqësuesit nga sektori i biznesit.