18 dhjetor 2024, Shkup – Ministria e Financave dhe Oda Ekonomike Amerikane, në kuadër të vizionit, misionit dhe qëllimeve të tyre, do të veprojnë së bashku, do t’i përforcojnë lidhjet e ndërsjella afariste dhe do t’i shkëmbejnë përvojat përmes Memorandumit të bashkëpunimit, të nënshkruar sot nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska dhe drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Amerikane, Jelena Arsovska.
“Ky memorandum hap një kapitull të ri në bashkëpunimin e ndërsjellë me komunitetin e biznesit të përfaqësuar nga Oda Ekonomike Amerikane. Ministria e Financave së bashku me Odën do të punojnë në stimulimin, mbështetjen dhe logjistikën e realizimit të bashkëpunimit me interes të përbashkët, organizimin e punëtorive, trajnimeve dhe formave të tjera të trajnimit të mëtutjeshëm, shkëmbimin e përvojave, trajnimeve profesionale, si dhe realizimin e projekteve“, theksoi ministrja e Financave.
Memorandumi i bashkëpunimit hap mundësi sinjifikative që Oda Ekonomike Amerikane të ofrojë kontribut në edukimin dhe zhvillimin profesional të të punësuarve në sektorin publik përmes përkrahjes së Akademisë së Financave Publike. Me këtë iniciativë nxitet bashkëpunimi që do të mundësojë aplikimin e diturive, resurseve dhe ekspertizës bashkëkohore në proceset e trajnimit dhe zhvillimit të kapaciteteve të institucioneve publike.
Nënshkrimi i memorandumit është pjesë e orientimit të Ministrisë së Financave për ndërtimin e lidhjes së parteneritetit me komunitetin e biznesit dhe krijimin e parakushteve për një bashkëpunim më të madh ndërmjet tyre. Qëllimi është që përmes Akademisë së Financave Publike të përforcohen kapacitetet e institucioneve shtetërore dhe mundësitë që ajo i ofron për shfrytëzimin e tyre edhe nga sektori privat.