Кumtesa|

Qeveria ka ambicie që viti 2025 të jetë vit i ekonomisë. A do të ketë dhe si do të arrihet suksesi i këtij qëllimi? Për këtë në DW foli ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Pas vitit të trazuar 2024, Qeveria hyn me ambicie në vitin 2025. Me buxhetin e parë të përshtatur sipas masave të Qeverisë, planifikohet nxitja e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve. Planifikohen investime, reforma të përforcuara, rritje e pagave dhe pensioneve, por jo rritje të moshës së pensionit. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në intervistë për “Deutsche Welle” flet se si do të realizohet plani për ta bërë vitin 2025, vit të ekonomisë.

DW: Ministre, viti 2024, si vit zgjedhor ishte shumë sfidues në planin ekonomik. Kur erdhët në detyrë, paralajmëruat se kishte një hendek dramatik në kasën nacionale dhe situatë katastrofike, ndërsa tani, shtatë muaj më vonë, thoni se po ecim në drejtimin e duhur dhe ekonomia do të rritet. Si është e mundur një ndryshim i tillë në një periudhë kaq të shkurtër kohore, apo nga pozicioni i pushtetit mund të shihet në një prizmë tjetër?

Dimitrieska-Koçoska: Po, situata ishte shumë më e keqe nga ajo që prisnim. Dihet se llogaria e buxhetit ishte minus, deficiti i planifikuar ishte shpenzuar mbi 70%, ndërsa kishin mbetur shumë çështje të hapura, përkatësisht mjete të pamjaftueshme të planifikuara për shlyerjen e të drejtave dhe detyrimeve maturuara ligjore. Për të gjitha këto u hartua rebalanci i buxhetit dhe tani në fund të vitit mund të themi se buxheti është realizuar në përputhje me ribalancin e planifikuar nga ana jonë, me të cilin është planifikuar  rritje e të hyrave në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2024, pa asnjë ndryshim në politikën tatimore. Parashtrojmë pyetjen se cila është arsyeja për këtë, do të thosha se kjo është ekskluzivisht për shkak të punës në përputhje me ligjet. Ne kemi dispozita ligjore sipas të cilave mund të akrëtojmë të hyrat në buxhet, por duhet të jemi të përkushtuar dhe t’i respektojmë atë. Këtë e shohim tani në Drejtorinë Doganore dhe në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, si dhe në organet e tjera në kompetencë të Ministrisë së Financave, të cilat luaj rolin e gardianëve të kasës së shtetit. Të dhënat tregojnë se nëpërmjet rritjes së të hyrave të përgjithshme në buxhet, që është mbi 10%, rritje është shënuar në të gjitha tatimet, si dhe në detyrimet e importit. Njëkohësisht, në anën e shpenzimeve kemi lëvizje pozitive në drejtim të servisimit të detyrimeve të vjetra, por nuk krijojmë detyrime të reja dhe joproduktive, gjë që shihet edhe nga detyrimet që raportojnë institucionet në sistemin SERED (ESPEO).

DW: Buxheti për vitin 2025 mbështetet në rritjen ekonomike prej 3.7%. Kjo është disi më e lartë se parashikimet e Bankës Popullore, e cila parashikon rritje prej 3.3%. A është ky një skenar ambicioz, apo i përshtatshëm për kapacitetet? Ose, cili do të jetë çelësi për përmbushjen e këtij parashikimi?

Dimitrieska-Koçoska: Projeksionin e rritjes ekonomike për vitin 2025 e bazojmë kryesisht në konceptin tonë të ri, i cili bazohet në investime. Investimet, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, janë ato mbi të cilat ne i bazojmë projeksionet tona dhe kemi besim se do t’i realizojmë. Për këtë po punohet në terren. Ka shumë projekte në sektorin publik ku dinamika është përshpejtuar, po punohet në realizimin e projekteve të realizuara nga komunat me përkrahjen e Qeverisë, ndërsa do të fillojë një cikël i konsiderueshëm investimesh në sektorin privat, i cili po ashtu do të përkrahet nga Qeveria. Ndërkohë, të dhënat për tremujorin e tretë të këtij viti janë pozitive në raport me arritjet e mëparshme, ndërsa rezultate më të mira priten edhe në tremujorin e katërt. Me ç’rast, pritjet janë që rritja për këtë vit të jetë mbi projeksionin prej 2.1% dhe se nga ky aspekt pritet që rritja e planifikuar të realizohet edhe vitin e ardhshëm. Ajo që është shumë e rëndësishme, është që në mënyrë reale punët të vendosen dhe të bazohen në parashikime mbi baza reale. Besojmë në kapacitetet e Qeverisë dhe energjinë që ajo sjell për të arritur ritme më të larta të rritjes ekonomike.

DW: Mе ribalancin do të rrisni deficitin nga 3.4% në 4.9%, ndërsa në buxhetin e vitit 2025 parashikimet janë që ai të jetë në vlerë prej 4%. Si do ta stabilizoni borxhin publik në këtë mënyrë?

Dimitrieska-Koçoska: Konsolidmi fiskal është çështje shumë e rëndësishme për të cilën do të punojmë në periudhën e ardhshme. Me Strategjinë fiskale për periudhën 2025-2029 në periudhë afatmesme është vendosur trajektorja e konsolidimit fiskal, e cila do të na çojë nga niveli 4.9% që është në vitin 2024 në 2.8% të PBB-së në vitin 2028 dhe rrjedhimisht me të do të kemi ulje dhe stabilizim të nivelit të borxhit publik. Në cilën mënyrë – nëpërmjet pagesës më të mirë të të hyrave, uljes së shpenzimeve për nevojat jothelbësore, luftën pa kompromis kundër korrupsionit, si dhe nëpërmjet planifikimit dhe realizimit më të mirë të investimeve kapitale që i shtojnë vlerë ekonomisë. Pse është e rënëdsishme kjo e fundit, për të shmangur situatën e ndërprejes së projekteve siç e kemi situatën tani. Nga Qeveria e kaluar kemi trashëguar projekte që prisnim se do të realizoheshin, por u shfaqën probleme objektive, të cilat bënë që ato të ndërpriteshin. Prandaj po shkohet me ndryshime ligjore për të bërë vlerësime të projektit dhe më tutje të krijohet lista e projekteve që do të kenë prioritet për të siguruar mjete për implementimin e tyre. Më saktësisht, të marrim hua vetëm për projekete që do të realizohen dhe do të kenë vlerë të shtuar.

DW: Ekonomia e Maqedonisë është e lidhur ngushtë me ekonominë gjermane, e cila konsiderohet partneri ynë kryesor tregtar. Sinjalet nuk janë të mira, a frikësoheni se kjo mund ndryshojë në parashikimet për vitin 2025 nga aspekti i të hyrave në buxhet dhe në përgjithësi për ambientin ekonomik?

Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia si ekonomi e hapur, sigurisht që është nën sulm nga ngjarjet në kornizat globale, veçanërisht nga zhvillimiet në ekonominë gjermane, prandaj edhe për atë që fola pak më lartë, kemi koncept të ri që është i bazuar në investimeve me qëllim që të ndikojë në ndonjë mënyrë, që ndikimi negativ që do të shfaqej nga rezultatet e dobta të partenerëve tanë të jashtëm, ta zëvendësojmë me realizimin e investimeve. Prandaj, ndikimin më të madh kundrejt rritjes së PBB-së për vitin që vjen, e cila apo jo është paraparë të jetë 3.7%, e bazojmë në investime. Njëkohësisht, pritet që investimet bruto të kenë rritje prej 8.1%, para së gjithash si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve infrastrukturore të mëdha.

DW: Investimet kapitale janë në vlera rekorde. Duken ambicioze, a do të shohim përfundimisht përqindje të lartë shfrytëzimi ose ndoshta të plotë?

Dimitrieska-Koçoska: Ajo që është më e rëndësishme është të bëjmë kufizimin në buxhet, çfarë paraqesim si investime kapitale. Me ç’rast, nëse e shohim vitin 2023, ai kishte përqindje të lartë të realizimit të investimeve kapitale, por këtu janë përfshirë edhe transfertat kundrejt EMV-së, komunave, avancet. Do të thotë se këto nuk janë projekte, një pjesë e këtyre mjeteve janë përdorur për pagat, lëndët e para dhe servisimin e shpenzimeve rrjedhëse.

Ajo që ne po bëjmë është se nëpëmjet numrave që do të prezantojmë, të tregojmë realizim të projekteve reale. Besoj se do të kemi realizim të plotë të shpenzimeve kapitale të planifikuara në buxhetin prej 47.2 miliarë denarëve.  Po punohet në terren nga ministritë kompetente, ku diku kemi dinamikë të përshpejtuar dhe në fund të vitit që vjen presim të kemi rezultate të shkëlqyera.

DW: Buxheti është zhvillimor, por ende është kryesisht social dhe në pjesën më të madhe ka për qëllim sigurimin e të hollave për pagat dhe pensionet. A ka mjaftueshëm mjete për t’i servisuar këto, së bashku me rritjen e parashikuar të pagave dhe pensioneve. Apo ndoshta duhet të marrim hua shtesë?

Dimitrieska Koçoska: Në buxhet janë planifikuar mjete për servisimin e të gjitha detyrimeve të parapara në pajtim me dispozitat ligjore, natyrisht edhe detyrimet që janë të pamaturuara. Gjithashtu, janë siguruar mjete për rritjen e paralajmëruar lineare të pensioneve prej 2.500 denarëve nga marsi i vitit 2025, si dhe për rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik, po ashtu nga marsi i vitit 2025, në pajtim me detyrimet ligjore. E rëndësishme është që huatë që janë planifikuar, përkatësisht deficiti buxhetor, janë të destinuara, para së gjithash për projekte kapitale, sepse kemi planifikuar vlerë të lartë të shpenzimeve kapitale prej 47.2 miliardë denarëve. Për këtë arsye, ky buxhet ka karakter zhvillimor, duke përfshirë komponentin social. Përkatësisht, do të punohet në përforcimin e efikasitetit në arkëtimin e të hyrave burimore në buxhet, para së gjithash nëpërmjet respektimit dhe punës në pajtim me ligjet.

DW: Ekspertët vendas, si dhe Banka Botërore, sugjerojnë rritje të kufirit të moshës së pensionimit dhe rritje të tatimeve, në mënyrë që mbi këtë bazë të mund të përballohet pa probleme ngarkesa. A ndani qëndrimin e njëjtë edhe ju me qëndrimin e tyre, mendoni për skenarë të ngjashëm, apo jeni kategorikisht kundër?

Dimitrieska-Koçoska: Unë personalisht nuk mendoj se duhet të ketë rritje të kufirit të moshës së pensionimit, por edhe kryeministri deklaroi se nuk do të ketë ndryshime. Zgjidhjen e problemit nuk duhet ta kërkojmë në rritjen e kufirit të moshës dhe as në rritjen e tatimeve. Zgjidhjen duhet ta kërkojmë në arkëtimin efikas të mjeteve të parapara me ligj, në luftën kundër ekonomisë gri etj. Çështje që duhet analizuar është ndikimi i pagesave në shtyllën e dytë pensionale. Por, këto janë çështje për të cilat duhet punuar për stabilizimin e gjendjes financiare të Fondit në plan afatgjatë.

DW: Paratë nga kredia hungareze po bëhen funksionale, ato të investimeve, që ende nuk janë shpërndarë nëpër banka dhe pjesa e dytë, e cila ka vlerë më të lartë për shlyerjen e borxhit. Sa të vështira kanë qenë negociatat me bankat komerciale dhe a mendoni se marrëveshja e arritur është e drejtë?

Dimitrieska-Koçoska: Kushtet nëpërmjet të cilave do të plasohet drejt shfrytëzuesve të fundit, përkatësisht drejt kompanive, janë vërtet të favorshme. Bëhet fjalë për normën më të ulët të interesit në histori, prej 1.95% dhe afat deri në 15 vjet. Kjo është shumë domethënëse për inkurajimin e kompanive që të hyjnë në realizimin e investimeve, që do të duhet ta paguajnë pas 3 vjetësh, sepse është përfshirë periudha grejs dhe afati për shlyerje deri në 15 vjet. Njëkohësisht u arrit marrëveshja për normën e interesit prej vetëm 1.95%. Në lidhje me atë nëse është e drejtë, do të shfrytëzoj rastin t’i falënderoj bankat për mbështetjen që i dhanë Qeverisë. Fakti që të gjitha bankat u përfshinë dhe treguan interes, flet se bëhet fjalë për marrëveshje të drejtë.

DW: Ekonomia gri, e cila sipas disa vlerësimeve arrin në mbi 30%, dëmton seriozisht potencialin për zhvillim. Paraardhësit tuaj kanë premtuar në mënyrë të përsëritur, por në realitet  kanë realizuar rezultate të  dobëta rreth kësaj çështje. Çfarë do të bëni ju lidhur me këtë?

Dimitrieska-Koçoska: Shkurt, ne i respektojmë ligjet. Dhe po në bazë të punës profesionale dhe ekskluzivisht në harmonizim me ligjet, edhe Drejtoria Doganore dhe  Drejtoria  e  të Ardhurave Publike po shënojnë rezultate më të mira në punë, përmes rritjes së të hyrave si në tatime, po ashtu edhe në detyrimet e importit. Çdo ditë dëgjojmë informacione për tentativa kontrabande të nadaluara në kufi. Kjo është hallka fillestare ku duhet të presim zinxhirin e keqpërdorimeve që do të përhapet më tej në të gjithë sistemin. Ka  koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe shkëmbim të informacioneve, edhe pse aktualisht mënyra është pak më e vështirë, por me dixhitalizimin e procesit do të jetë shumë më e lehtë. Tashmë po punohet për vendosjen e faturave elektronike, ndaj presim  ballafaqim më të suksesshëm të ekonomisë gri në periudhën e ardhshme. Sigurisht që komunikimi ndërmjet institucioneve, para së gjithash kam parasysh  DAP-in, Doganën, Policinë Financiare, Drejtorinë e Zbulimit Financiar dhe Byronë e Prokurimeve  Publike, luan rol të rëndësishëm në luftën kundër ekonomisë gri. Jam shumë krenare që të gjitha institucionet që janë pjesë e MF-së kanë  bashkëpunim të shkëlqyer dhe besoj se me kontrolle të kryqëzuara, falë këtij bashkëpunimi, do të kemi rezultate të shkëlqyera në periudhën që vijon. Kemi shumë punë për të bërë, por besoj në përkushtimin dhe kapacitetet e institucioneve.

DW: Çfarë mendoni se është më reale të pritet,  më shpejt të bëhemi shtet anëtar i BE-së, apo ndoshta t’i arrijmë më shpejt disa nga vendet anëtare të BE-së, sa i përket standardit dhe produktivitetit. A është e mundur të arrihet kjo e fundit pa të parën me efekte të kënaqshme dhe si?

Dimitrieska-Koçoska: Për mua rruga e vetme drejt BE-së dhe anëtarësimit është përmes implementimit të reformave. Dhe kjo është arsyeja pse fokusi duhet të jetë te puna  në vendin tonë. Të krijohet  sistem funksional, institucione që do të ofrojnë shërbime cilësore, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, ekonomi më të fortë dhe me të gjitha këto standard më të lartë jetese. E gjithë kjo varet ekskluzivisht nga ne dhe këtu duhet të japim maksimumin. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta shohim anëtarësimin në BE përmes prizmës së përmirësimit të punëve në vendin tonë dhe tranzicionit të vendit nga një vend në zhvillim në një vend që do t’i përkasë botës së zhvilluar.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *