Кumtesa|

28 janar 2025, Shkup – Dyqind e pesëdhjetë milionë euro nga huaja bilaterale me Hungarinë bëhen operative. Qeveria ka marrë vendim që t’i vendos ato në dispozicion të ekonomisë së Maqedonisë, përkatësisht në dispozicion të kompanive. Kjo u bë e ditur sot nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në konferencën e përbashkët për media me Kryeministrin Hristijan Mickoski, pas miratimit të marrëveshjeve për linjën kreditore të financimit të  investimeve dhe zhvillimit të shoqërive tregtare private që do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore, respektivisht drejt shfrytëzuesve të fundit përmes bankave afariste.

“Me vendimet e sotme të Qeverisë po hyjmë në fazën finale të operacionalizimit të mjeteve nga huaja hungareze të destinuara për kompanitë. Me nënshkrimin e marrëveshjeve i hapet rruga Bankës Zhvillimore që të marrë mjetet nga Buxheti dhe më tej të destinohen drejt bankave komerciale pjesëmarrëse në këtë program dhe prej andej të destinohen në drejtim të kompanive. Përkatësisht, me nënshkrimin e marrëveshjeve do të fillojë edhe operacionalizimi i mjeteve nga linja kreditore e financimit të investimeve dhe zhvillimit të shoqërive tregtare private në vlerë prej 250 milionë eurove në kundërvlerë me denarë përmes bankave afariste”, nënvizoi ministrja.

Ajo shtoi se kushtet janë më shumë se atraktive, me normë interesi prej 1.95%, afat shlyerje deri në 15 vite dhe periudhë grejs deri në 3 vite.

Sipas ministres, kjo ofron  mundësi të madhe që kompanitë vendase të inkurajohen dhe të investojnë.

“Qëllimi ishte krijimi i mundësive për realizimin e investimeve të qëndrueshme dhe për këtë arsye përkrahja destinohet për të gjithë sektorët për investime në mjete fikse, për të cilat kompanitë vendase duhet të marrin pjesë me mjete vetanake prej 20%. “Përjashtim nga kjo përkrahje e gjerë ka sektori i prodhimit apo tregtimit të pijeve alkoolike, përveç birrës dhe verës, prodhimit apo tregtimit të duhanit, si dhe aktivitetet që lidhen me bixhozin, kazinotë dhe ndërmarrjet ekuivalente”, theksoi ministrja.

Ajo theksoi se detyra e Qeverisë dhe Ministrisë është që të sigurojnë kushte të duhura për të gjitha kompanitë, përkatësisht, siç theksoi ministrja, mjetet do të ndahen në mënyrë transparente dhe se çdo kompani do të ketë mundësi të barabarta dhe kushte të njëjta për shfrytëzimin e tyre

“Përkrahja që po sigurojmë me këtë linjë kreditore do ta stimulojë ciklin e investimeve prej mbi 250 milionë eurove, i cili është pjesë e konceptit tonë të ri për rritjen ekonomike të bazuar në investime që ndikon edhe në përmirësimin e produktivitetit të kompanisë, sfidë që u vu në dukje në periudhën e fundit. “Ky është përfitimi që presim nga kjo masë, për të cilën Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për t’i vënë në dispozicion mjetet për kompanitë me kushte realisht të favorshme”, theksoi ministrja e Financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *