Кumtesa|

28 mars 2025, Shkup – Sektori i Akademisë së Financave Publike në Ministrinë e Financave realizoi trajnimin e parë të paraparë në Programin vjetor të trajnimeve për vitin 2025. Trajnimi ishte me temë “Të drejtat dhe detyrimet e organeve të administratës shtetërore që rezultojnë nga Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar me referim të veçantë mbi ndryshimet në nenin e 14-të tij” dhe që destinohej drejtpërdrejt për të punësuarit e sektorit publik të cilët involvohen drejtpërdrejt nga fusha dhe dispozitat e TVSH-së në punën e tyre të përditshme.

Të punësuarit në sektorin publik shpesh përballen me sfida në menaxhimin e kompleksitetit të dispozitave të TVSH-së dhe sigurimin e harmonizimit. Pa trajnimin e duhur, ekziston risku për gabime në përllogaritjet e TVSH-së, joharmonizim gjatë raportimit dhe probleme të mundshme juridike. Kështu që, qëllimi i trajnimit të lëndës në fjalë ishte që të punësuarit në sektorin publik të fitojnë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për menaxhimin efikas të detyrave që lidhen me TVSH-në, veçanërisht në pjesën e sistemit të TVSH-së që i referohet organeve shtetërore, duke përfshirë ndryshimet e fundit në Ligjin e TVSH-së.

Gjatë trajnimit, trajnuesit që janë ekpertë në fushën – të punësuarit në Sektorin e të Hyrave Publike dhe Politikës Tatimore dhe Doganore, përmes prezantimeve dhe shembujve praktikë, theksuan rëndësinë kryesore të ruajtjes së integritetit financiar dhe shmangies së pasojave nga mosrespektimi i dispozitave. Ata ofruan kontribut të rëndësishëm në zgjidhjen e sfidave të lartpërmendura, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuritë e plota të dispozitave të TVSH-së, aftësi praktike për trajtimin e duhur për TVSH-në dhe strategji për optimizmin e planifikimit tatimor. Si rezultat i kësaj, trajnimi kishte për qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të proceseve të kontabilitetit në sektorin publik.

Ministria e Financave, përmes Akademisë së Financave Publike, vazhdon të investojë në edukimin e vazhdueshëm të të punësuarve në sektorin publik në fushën e financave publike. Në vijim e sipër është organizimi i trajnimeve të tjera të planifikuara në kuadër të Programit të trajnimeve për vitin 2025, si dhe trajnimet ad-hoc, të përshtatura sipas nevojave dhe sfidave aktuale me të cilat po përballen të punësuarit në sektorin publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *