19 prill 2025, Shkup – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska nga sot deri më 26 prill do të jetë për vizitë pune në SHBA.
Gjatë qëndrimit të saj, me ftesë të shoqatave maqedonase në Çikago, ajo do të takohet me përfaqësuesit e diasporës maqedonase që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të SHBA-së, ndërsa nga 22 prilli do të marrë pjesë në Takimet e rregullta pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Në kuadër të Takimeve pranverore, të cilat po mbahen në Uashington, ajo do të takohet me përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, me përfaqësuesit e Thesarit të SHBA-së, si dhe me disa institucione financiare ndërkombëtare.
Në këto takime do të prezantohen masat dhe politikat e Qeverisë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe proceset reformuese për avancimin e menaxhimit të financave publike.