16 prill 2025, Shkup – Ministria e Financave, nëpërmjet Sektorit të Akademisë së Financave Publike, organizoi trajnimin profesional me temë: “Sigurimi i mjeteve nga huadhënësi i huaj për financimin e projektit specifik të bartësit të borxhit publik”.
Trajnimi u dedikua për të punësuarit në sektorin publik që punojnë në fushën e aktiviteteve për hartimin, financimin dhe zbatimin e projekteve, respektivisht për zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore.
Trajnimi u realizua nga ekspertët e Sektorit të Marrëdhënieve Financiare Ndërkombëtare në Ministrinë e Financave, të cilët prezantuan aspektet më të rëndësishme të dispozitave dhe praktikave për bashkëpunim financiar ndërkombëtar përmes shembujve praktikë dhe rasteve studimore. Në veçanti, u theksua rëndësia e respektimit të rregullativave, si dhe të ruajtjes së bashkëpunimit ndërkombëtar që janë parakushte për integritet më të madh financiar dhe shmangies së pasojave juridike.
Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të siguruar burime financiare të favorshme, të qëndrueshme dhe stabile për financimin e projekteve specifike në përputhje me dispozitat e Ligjit të Borxhit Publik. Pjesëmarrësit u informuan me një pjesë të dispozitave ligjore dhe me zbatimin e tyre në praktikë për grumbullimin e suksesshëm të mjeteve nga huadhënësit e huaj, siç janë institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë.
Në veçanti, u theksua rëndësia e koordinimit të duhur mes institucioneve kompetente për sigurimin e huave dhe granteve të favorshme, që kontribuojnë në menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike dhe realizimin në kohë të projekteve sinjifikative nacionale.
Ministria e Financave, nëpërmjet Akademisë së Financave Publike, mbetet e përkushtuar për sigurimin e edukimit të vazhdueshëm dhe vendosjen e qasjeve inovative gjatë menaxhimit, si dhe nxitjen e kulturës së përsosur në sektorin publik.