29 prill 2025, Shkup – Buxheti është në gjendje të shkëlqyer. Parametrat fiskalë monitorohen çdo ditë, ndërsa pritshmëritë janë që rritja ekonomike e planifikuar prej 3.7% të realizohet. Këtë e theksoi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në TV24.
“Buxheti është në gjendje të shkëlqyer. Të hyrat tatimore deri më 24 prill të vitit 2025 janë rreth 30% më të larta krahasuar me tremujorin e parë të vitit paraprak. Të hyrat e përgjithshme janë 12% më të larta se tremujori i parë i vitit të kaluar”, teksoi zëvendësministri.
Ai shtoi se gjendja e buxhetit është shumë e rëndësishme dhe kjo tregon se si do të jetë rritja, përkatësisht nëse do ta realizojmë atë që kemi projektuar.
“Vitin e kaluar, kishim parashikime nga miqtë tanë nga jashtë, disa ishin pesimistë dhe disa optimistë, disa ishin më afër parashikimive tonave, disa ishin më larg. Por prapëseprapë, larg asaj që prisnim, arritëm rritje solide ekonomike. Për dallim nga ajo që gjetëm, edhe atë rritje mesatare nga gjysma e parë e vitit prej 2.4%, në fund të tremujorit të katërt e sollëm në 3.2%. Me këtë ritëm vazhduam edhe në tremujorin e parë të vitit 2025. I vlerësojmë mendimet e partnerëve tanë Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe të partnerëve tanë, Bankës Popullore me të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm. Monitorojmë parametrat fiskalë në nivel ditor, siç është realizimi i mbushjes së buxhetit, shkurtimi i shpenzimeve joproduktive, investimet e huaja, përkrahja e investimeve vendase dhe si reflektohet e gjithë kjo ndaj rritjes ekonomike të vendit. Jam i bindur dhe shpresoj se ne si vend, me punë të palodhur dhe po me këtë ritëm do ta arrijmë rritjen prej 3.7%”, deklaroi Jankullovski.
Ai potencoi se Buxheti për vitin 2025 përmban komponent të vërtetë zhvillimor.
“Sa i përket shpenzimeve kapitale, i kemi realizuar vetëm investimet reale që nënkuptojnë punë në terren, ndërsa i kemi hequr transfertat kundrejt EMV-së, ndërmarrjeve publike, pagesat e garancive të aktivizuara që ishin përfshirë më parë për paraqitjen e ndonjë realizimi joreal të shpenzimeve kapitale. Atë që e kemi planifikuar, e realizojmë përmes projekteve konkrete. Edhe nga ai numër që prezantojmë, mund të konstatohet se sa saktësisht kemi paguar. Atë që do ta investojmë në mënyrë reale me paratë e qytetarëve, do të shihet qartë”, theksoi zëvendësministri dhe shtoi se realizimi i shpenzimeve kapitale në tremujorin e parë është ai i projekteve infrastrukturore, ku përfshihen aktivitetet në terren, por nëse shtohen edhe garancitë e paguara, siç ishte rasti i vitit të kaluar, atëherë realizimi i shpenzimeve kapitale gjatë tremujorit të parë të këtij viti do ishte edhe më i madh”.
Sipas zëvendësministrit, Qeveria ka agjendë për realizimin e projekteve si dhe pret realizimin më të madh në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit. Ai theksoi se mjetet nga huaja hungareze po shfrytëzohen si nga kompanitë, po ashtu edhe nga komunat dhe se kjo do të ketë impakt në rritjen ekonomike.
Nga 288 projekte për komunat, për 251 veçmë janë lidhur marrëveshjet dhe do të fillojnë me ofensivën ndërtimore. Nga ato 251 projekte, rreth 230 janë për infrastrukturorë rrugore, që me siguri do ta nxisin rritjen ekonomike. Kundrejt kompanive nga buxheti i Bankës Zhvillimore dhe prej aty kundrejt bankave dhe kompanive janë paguar 2 transhe në vlerë prej 84.4 milionë eurove. Ato do të shfrytëzohen për përkrahjen e zhvillimit të kompanive dhe në mënyrë jodirekte do të sjellin rritje ekonomike. Buxhet shtesë do të jetë gjithashtu edhe cikli i investimeve i shpallur prej 6 miliardë eurosh”, theksoi Jankullovski.