13 maj 2025, Bruksel – Implementimi i plotë i Ligjit të ri të Buxheteve dhe zbatimi i politikës fiskale prudente përmes miratimit të masave konkrete për konsolidimin fiskal, uljen e deficitit, përforcimin e efikasitetit të arkëtimit të të ardhurave buxhtore janë pjesë e rekomandimeve për RMV-në nga konkluzionet e përbashkëta të Dialogut të 11-të Ekonomik dhe Financiar me radhë mes BE-së dhe vendeve kandidate për aderim, ku mori pjesë edhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
“Përfundimet e përbashkëta të miratuara në kuadër të këtij dialogu, që u referohen përforcimit të menaxhimit fikal, realizimit të investimeve kapitale, përforcimit të efikasitetit të administratës tatimore dhe monitorimit të risqeve fiskale janë në përputhje me reformat e parapara si me agjendën e reformave ashtu edhe me Programin e reformave të menaxhimit të financave publike” theksoi ministrja e Financave. Ajo shtoi se në kushtet pasigurisë ekonomike globale, politika fiskale synon t’i përgjigjet pasigurive të pranishme në ekonominë globale dhe vendore. Gjithashtu, ajo shtoi se, duke pasur parasysh se hapësira fiskale është e kufizuar si rezultat i krizave të njëpasnjëshme, politika fiskale përballet me sfidën e arritjes së konsolidimit fiskal, por njëkohësisht duke financuar nismat që mbështesin rritjen.
“Në kushtet e turbulencave gjeopolitike dhe luftës tregtare, ne duhet t’u mundësojmë kompanive tona të zhvillohen përmes krijimit të mjedisit dinamik afarist, që do të nxit potencialin e rritjes së tyre.
Për sektorin privat e rëndësishme është gatishmëria e qeverive tona për të siguruar politika tatimore cilësore, infrastrukturë cilësore, fuqi punëtore të kualifikuar dhe në dispozicion, energji të qasshme, barrë më të ulët administrative dhe kuadër ligjor që do të mundësojë krijimin e zinxhirëve rajonalë të furnizimit. Ne si krijues të politikave dhe vendimmarrjeve duhet të mendojmë dhe të vendosim është se si të krijojmë mjedis afarist dinamik që do t’i ndihmojë kompanitë tona të përshtaten shpejt me konkurrencën aktuale rigoroze në tregun global’’, theksoi ministrja e Financave.
Në këtë drejtim, ajo potencoi se Qeveria është e përkushtuar ndaj reformave transformuese në vend, të përqendruara në transformimin dixhital, tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë, forcimin e kapitalit njerëzor, forcimin e sundimit të ligjit dhe menaxhimin më të mirë të financave publike, të cilat janë fusha në fokus të axhendës së reformave të vendit.
Sipas pjesëmarrësve, Dialogu Ekonomik dhe Financiar do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve më të gjera të menaxhimit adekuat dhe prosperitetit ekonomik, me ç’rast ranë dakord që dialogu duhet të vazhdojë të ketë rol kryesor në përcaktimin e udhëzimeve të përbashkëta të politikave për të përkrahur rritjen e qëndrueshme ekonomike afatmesme dhe harmonzimin gradual me kriteret ekonomike për aderimin në BE. Pjesëmarrësit theksuan se roli kyesor për arritjen e progresit është zbatimi i konkluzioneve të përbashkëta, si dhe programet dhe axhendat e reformave ekonomike.
Diskutimi në Dialogun Ekonomik dhe Financiar i këtij viti u fokusua në konkurencën e Evropës në kontekstin e zhvillimeve aktuale gjeopolitike dhe nevojën për të thjeshtësuar kornizën juridike, me qëllim uljen e barrës administrative mbi kompanitë. Që ekonomia të krijojë rritje dhe vende pune të reja, në kushtet e luftës tregtare, kompanive duhet t’u mundësohet
të përforcojnë konkurencën përmes investimeve dhe inovacioneve.
Në Dialogun Ekonomik dhe Financiar të këtij viti në Bruksel marrin pjesë ministrat e presidencës aktuale dhe dy presidencave të njëpasnjëshme të Këshillit të BE-së, përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane, Bankës Evropiane të Investimeve, si dhe ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe Ukrainës.