19 maj 2025, Shkup – Cikli i ri i investimeve, i cili do të përkrahet nëpërmjet partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, sjell financimin e projekteve në vendin tonë dhe zbatimin e tyre si në të gjitha vendet e tjera evropiane. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e ftuar në emisionin 360 Gradë, duke shpjeguar se ky është financim që deri më tani zbatohet përmes institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.
“Lidhur me ciklin e ri të investimeve, bëhet fjalë për financimin e projekteve, me ç’rast po sillemi më në fund, ashtu si çdo vend tjetër evropian. Respektivisht, keni një projekt specifik, ka një investim për të cilin e dimë periudhën e zbatimit dhe gjatë kësaj periudhe nuk kthejmë asgjë. Kjo është periudha grejs dhe më pas do të vijojë periudha e shlyerjes. Se cili do të jetë afati i shlyerjes së investimit, do të dëshmojë studimi i fizibilitetit që do të tregojë se cilat do të jenë të ardhurat nga projekti”, theksoi ministrja e Financave.
Ajo shtoi se Qeveria nuk shkon drejt variantit optimist për realizimin e menjëhershëm të 6 miliardëve, duke marrë parasysh se për këtë duhet të ketë projekte të gatshme që mund të realizohen. Gjithashtu, ajo potencoi se bëhet fjalë për projekt në infrastrukturën hekurudhore dhe shëndetësi.
Lidhur me burimet e financimit, ministrja theksoi se ato do të jenë të kombinuara dhe se një pjesë e mjeteve do të jenë nga Qeveria Britanike, me ç’rast do të tërhiqen gradualisht, sipas realizimit të tyre.
“Nuk do të ketë pagesë të avancit. Fatura e parë duhet të jetë në vitin 2027. Paratë do t’i tërheqim, ashtu si do t’i realizojmë projektet. Pesë vjet, aq sa është edhe kohëzgjatja e një cikli, ne do t’i tërheqim ato në atë mënyrë sipas zhvillimit të realizimit, po në këtë drejtim edhe do të paguajmë. Kështu u njoftua fillimisht. Respektivisht se do të kemi periudhë grejs, periudhë realizimi dhe periudhë shlyerjeje”, deklaroi ministrja.
Ajo potencoi se kjo është ndryshe nga emetimi i euroobligacionit.
“Emetimi i euroobligacionit nuk nënkupton financim projektesh. Kur kemi projekte të mëdha që nënkuptojnë vlerë të shtuar për gjeneratat e ardhshme, ky shpenzim duhet ta ndahet edhe me gjeneratat e ardhshme. Nuk mund të mbahet e gjithë barra. Kjo është situata me Korridorin 8 dhe 10d. Në vitin 2023 është realizuar transferimi më i madh në vlerë prej 14.5 miliardë denarësh te Bektel dhe Enka ose në vlerë prej 230 milionë eurosh. Po në këtë vit, u emetua euroobligacioni që ka financuar këtë pjesë, respektivisht me interes prej 7%. A është në rregull kjo? Ne themi vazhdojmë me financim projektesh, që do të jetë më i lirë se 7%, që nënkupton se në vitet e ardhshme, së pari duhet të investojmë, të mos paguajmë dhe të mos bëjmë pagesa”, potencoi Dimitrieska Koçoska.
Në lidhje me ndikimin mbi borxhin publik, tha se kur bëhen investime, në të njëjtën kohë ka edhe rritje të PBB-së.
“Nuk mund të presim të kemi huamarrje, pa rritje të PBB-së dhe të kemi norma të këqija interesi ose rritje të borxhit publik. Kjo mund të ndodhte në të kaluarën, kur paratë shpenzoheshin në mënyrë joproduktive dhe kishim situata ku duhet të kryenim transferta të ndryshme kundrejt ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare të caktuara”, tha ministrja.
Ajo theksoi se cikli i parë përfshin rreth 5 vjet realizim dhe se ato 2 deri në 2.2 miliardë euro, do të jenë 400 milionë, mjete këto që jo vetëm do të kenë ndikim mbi borxhin, por do të kontribuojnë edhe në rritjen ekonomike, sepse realizimi i këtyre projekteve do të angazhojë kompani vendore.
Ajo gjithashtu theksoi se disa nga projektet që do të financohen në ciklin e parë, respektivisht në shëndetësi, tashmë janë të buxhetuara dhe se realizimi i tyre nuk do të ketë ndikim ndaj borxhit.
Ministrja lidhur me kushtet specifike theksoi se negociatat janë ende duke vazhduar dhe se ato do të dihen pasi të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit, si dhe potencoi se konkurrenca dhe respektimi i plotë i Ligjit të Prokurimit Publik do të sigurohet gjatë gjithë procesit.