Кumtesa|

20 maj 2025, Shkup – Me Marrëveshjen e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar u dakordua vlera prej 6 miliardë eurosh, ku vendi do të tërheqë mjete në përputhje me zbatimin e projekteve, ndërsa norma e interesit me të cilën do të aprovohen ato është ende në fazë negociatash, respektivisht do të jetë në nivel të njëjtë me marrëveshjet që kemi me institucione të tjera ndërkombëtare. Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një intervistë për radio Liderin.

“Kur dakordohet çështja lidhur me investime të caktuara, së pari duhet të përcaktohet vlera, e cila në këtë rast është 6 miliardë euro, gjë që nuk do të thotë se mjetet do të shfrytëzohet plotësisht tani dhe menjëherë. Duhet bërë diçka për tërheqjen e mjeteve, përkatësisht huamarrja fillon në momentin kur fillon edhe pagesa”, theksoi ministrja e Financave, duke shtuar se është e pajustifikuar të tërhiqen mjetet dhe mandej të mbeten të pashfrytëzuara.

 

Ajo shtoi sa ende po negociohet për normën e interesit dhe vlerëson se me siguri ajo do të jetë më e ulët se ato 7%, që shteti duhet t’i paguajë për realizimin e projektit për kompaninë “Bektel dhe Enka”, përkatësisht për korridoret 8 dhe 10d.

 

“Financimi i projekteve infrastrukturore me normë interesi nga 5%, respektivisht 7% është katastrofë për buxhetin. Në këtë rast interesi do të jetë në atë nivel që e marrim edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare me të cilat bashkëpunojmë, siç është Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve etj.”, potencoi ministrja.

 

Ajo ritheksoi se pagesa e parë, siç u prezantua nga Kryeministri dhe nënkryetari i Qeverisë, do të bëhet në vitin 2027.

 

“Nuk ka detaje rreth projektit, por mund të them se fatura do të vijë kur të realizohet diçka. Kjo domethënë se fillimisht do të realizohen punët e caktuara, e pastaj do të vijojë pagesa e tyre”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska.

 

Sipas ministres, interesi i Qeverisë britanike për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje është i njëjtë me interesin e institucioneve të tjera ndërkombëtare me të cilat kemi bashkëpunim të ngjashëm, por më e rëndësishme është fakti që ata të kenë besim tek Qeveria. Gjithashtu, ajo theksoi se nuk mund të hyjë në detaje se çfarë po diskutohet, sepse marrëveshja është në suaza të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa mund të flasë vetëm nga perspektiva e një ekonomisti.

 

Njëkohësisht theksoi se projekti pritet të ketë ndikim pozitiv mbi rritjen dhe vlerën e borxhit publik. Gjithashtu tha se në periudhën e ardhshme pritet ketë ulje të borxhit publik, huamarrje më të vogël dhe në momentin e hyrjes në suficit, do të mund të bëhet shlyerja e borxheve.

 

Në lidhje me mjetet e siguruara nga huaja hungareze për përkrahjen e sektorit privat, përkatësisht kompanive, tha se kushtet janë publikuar në mënyrë transparente mbi bazën e të cilave janë aprovuar mjetet për shfrytëzuesit e fundit. Ajo shtoi se ka kushte në bazën e të cilave Banka Zhvillimore i plason mjetet te bankat afariste, ndërsa ato i aprovojnë, i procesojnë dhe risku bie mbi to.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *