6 shtator 2019, Gjevgjeli – Shkolla e Mesme ‘Josif Josifov’ në Gjevgjeli ka përfituar 21 klasa të reja të ndërtuara përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP në kuadër të Ministrisë së Financave. Ndërtimi ka kushtuar rreth 40.2 milion denarë nga të cilat 34.7 milion denarë janë siguruar përmes Bankës Botërore.


‘Investimi në arsim është investimi më i rëndësishëm i një qeverie. Kur investojmë në shkolla të reja, arsim më të mirë, investojmë në të ardhmen tonë. Si pushteti qendror ashtu edhe pushteti lokal duhet të punojnë së bashku për t’i siguruar secilit fëmijë kushtet e nevojshme të mësimit. Ky projekt ka finalizuar dy katet e pjesës perëndimore të ndërtesës, pra janë ndërtuar 21 klasa shtesë, në të cilat mund të mësojnë gjithësejt 448 nxënës, si dhe ndërtimin e pjesëve ndihmëse sanitare shtesë në këtë pjesë të objektit ashtu siç kërkohet’, kështu ka theksuar zëvendës ministrja Shiret Elezi pas vizitës në Gjevgjeli.


Gjate muajit gusht zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi nënshkroi marrëveshje me kryetarët e 20 komunave mes të cilave atë të Tetovës në vlerë prej 60,64 milion denar, Kërcovës, Gostivarit, Bërvenicës, Vrapcishtit, Bogovinës dhe të tjera. Përndryshe, vlera e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, realizuar nga Ministria e Financave me mbështetjen e Bankës botërore dhe Komisionit Europian arrinë vlerën prej 100 milionë euro. Me këto mjete, deri më tani janë financuar mbi 230 projekte kapitale në të gjitha komunat në vend.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian

Comments are closed.