Кumtesa|

17 nëntor 2024, Shkup – Në Ministrinë e Financave, ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska dhe Kryeministri Hristijan Mickoski, sot kanë mbajtur takim me Asociacionin Bankar të Maqedonisë, ku kanë biseduar për plasimin e mjeteve që janë pjesë e huasë nga Qeveria e Hungarisë të destinuara për sektorin privat.

 

“Takimin do ta ndaja në tre pjesë. Pjesa e parë është pjesa që i referohet afatizimit, kohëzgjatjes etj. Pjesa e dytë është dëshira e pjesëmarrjes në projekt dhe pjesa e tretë lidhet me normën e interesit. Sa i përket dëshirës së anëtarëve për të marrë pjesë si Asociacioni Bankar i Maqedonisë ky fakt është i padyshimtë dhe të gjithë kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që të bëhen pjesë e këtij procesi nga ajo që pata mundësi ta dëgjoj nga përfaqësuesit e tyre. Në lidhje me afatizimin, ramë dakord se, në varësi të kërkesave të klientëve do ta shfrytëzojmë formulimin me periudhë grejs deri në tri vite dhe me afat të shlyerjes deri në pesëmbëdhjetë vite, sepse anëtarët kanë theksuar se ka disa klientë që dëshirojnë afat më të shkutër etj., prandaj themi deri në tri vjet dhe deri në pesëmbëdhjetë vjet afat të shlyerjes, si dhe mendoj se kemi rënë dakord dhe e kemi pranuar këtë. Sa i përket interesit, do të negociohet edhe gjatë kësaj jave dhe do të shohim, pres që deri në fund të javës së ardhshme, respektivisht në gjysmën e dytë, të kemi ndonjë qëndrim lidhur me këtë çështje dhe në këtë mënyrë do ta përfundojmë të gjithë këtë dhe në fund do të fillojmë me implementimin dhe transferimin në ekonomi”, theksoi Kryeministri Mickoski, në deklaratën për mediat.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *