Shkup, 18 prill 2020 – Sot, ministrja e Financave Nina Angellovska informoi se që nga fillimi i vitit deri më 15 prill, përkatësisht në gjysmën e parë të muajit, kthimi i TVSH-së ndaj firmave është rritur për 20 përqind apo për 20 milionë euro më shumë.
-Vetëm në pjesën e parë të muajit prill kthimi i TVSH-së është rritur për 65 përqind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, tha Angellovska në konferencën për shtyp në të cilën u njoftua se janë paguar subvencionet për duhanin për vitin 2019.
Angellovska gjithashtu informoi se MF-ja, Banka Popullore dhe bankat tashmë janë duke u përgatitur për pagesën e pensioneve, që përfshijnë 20 herë më shumë qytetarë sesa pagesa e subvencioneve të duhanit, që u kumtua sot.
– Kjo pagesë më e madhe është planifikuar për javën e fundit të muajit prill dhe njëkohësisht do të sistematizohet dhe ndahet, që të mos bëhen turma dhe të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Do theksoj se një organizim i tillë është i domosdoshëm dhe njëkohësisht një shembull i mirë që nëse i qasemi situatës në mënyrë sistematike dhe në mënyrë të koordinuar, mund të gjejmë zgjidhje adekuate që do të marrin parasysh, mbi të gjitha, kujdesin për shëndetin e qytetarëve. Më e rëndësishme është ta ruajmë shëndetin dhe të shmangen rreziqet, njoftoi Angellovska. (MIA)